Washington Post ka përgatitur një raport që tregon kontradiktat e qarta që ka në deklaratat e Presidentit të zgjedhur të SHBA-ve Donald Trump, i cili shfaqej armiqësor kundrejt Arabisë Saudite ndërsa ndryshe ishte realiteti. Sipas këtij raporti thuhet se ai ka shikuar shtoj investimet edhe më shumë që të ketë fitime në bashkëpunim me partnerët Suadit.
Ky raport i publikuar dje në këtë gazetë prestigjioze, se edhe gjatë fushatës Trump ka nënshkruar marrëveshje me tetë kompani që kanë të bëjnë me një projekt potencial për hotele në Arabinë Saudite.
Nënshkrimet e këtyre marrëveshjeve e ka bërë në fillim të fushatës. Kompanitë e regjistruar janë me këto emra si THC Jeddah Hoteë, DT Jeddah Technical Services, thuhet sipas agjencive financiare.
Ai edhe më parë ka pas lidhje duke thënë si ti urrejë ata kur unë fitojë prej tyre. Në vitin 2016, në një emision ai deklaroi se nuk do të ndihmojë Arabinë Saudite dhe nuk do të kontribuojë në ushtri dhe mbrojtje, por do të marr avantazhet e tyre në nivelin ekonomik.
Por edhe pas kësaj ai vazhdoi të godas demokratët se përkrahin Arabinë Saudite përmes fondacionit Clinton./KohaIslame