14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Jo muslimanët thonë se do të regjistrohen si muslimanë në Amerikë

Më të lexuarat

Në nëntor të vitit të kaluar, presidenti i zgjedhur Donald Trump, u pyet nëse ai do tu kërkonte muslimaneve të regjistroheshin në një baze të dhënash, ai u përgjigj:

“Unë sigurisht qe do ta zbatoja diçka të tillë, absolutisht.”

Kohët e fundit, Carl Higbie, një mbështetës i mirënjohur i Trump, ka përdorur kampet e internimit të Japonisë-Amerikës, gjatë periudhës së luftës së dytë botërore, si shembull dhe ka thënë për Fox News; “Ne e kemi bërë në bazë të racës, e kemi bërë në bazë të fesë, e kemi bërë në bazë të rajonit.”

Megjithatë, fushata e Trump, ka thënë kohët e fundit që një regjistër i tillë nuk është mbështetur kurrë.

Tani jo-myslimanët kanë dalë në solidaritet me miqtë e tyre muslimane Amerikanë duke thënë se ata do të regjistrohen si muslimanë në qoftë se një regjistër i tillë do të paraqitet.

Çifuti (ADL), që bën fushatë kundër anti-semitism(diskriminim dhe urrejtje ndaj çifuteve) dhe diskriminimeve të tjera, tha të premten që do të regjistrohej si një mysliman, në qoftë se Donald Trump krijon një bazë të dhënash të myslimanëve në Amerikë.

Jonathan Greenblatt, drejtori I (ADL) Anti-Defamation League I tha AFP-s:
“Dita që ato do të krijojnë një regjistër për muslimanet është dita që unë do te regjistrohem si një musliman për shkak të besimit tim hebre, për shkak të përkushtimit tim ndaj vlerave tona kryesore Amerikane, për shkak se unë dua qe ky vend të jetë po aq i madh sa ka qenë.”
Komediani Trevor Noah, prezantues i DailyShow:

Screenshot_4

“Ne duhet të qëndrojmë me muslimanët që po targetohen nga Donald Trump… Nëse ata fillojnë të regjistrohen si Musliman në Amerikë, ne të gjithë regjistrohemi si Musliman”.

Po edhe shumë të tjerë u kanë dal në ndihmë përmes hashtagut #RegisterAsMuslim. /KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit