14.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Ramazani mundësi për ripërtëritje

Më të lexuarat

Ramazani gëzon përkujdesin e muslimanëve si në kohërat e vjetra ashtu edhe në këto moderne dhe në të gjitha vendet e muslimanëve. Përgatitja e muslimanëve për mikpritjen e tij i ka kaluar të gjitha standardet e zakonshme me adhurimet, madje disa musliman kanë shtytës të fshehur për ta bërë këtë muaj manifestim të plotë, e cila kurorëzohet me festimin e bajramit. Ibën Xhevziu ka përmendur se në mesin e muslimanëve të kohës së tij kishte të atillë që edhe po ti kamxhikoje për të prishur agjërimin, ata nuk do ta prishnin, mirëpo nëse i kamxhikon për tu falur ata nuk do të faleshin! Është një gjë e çuditshme! Mua më duket se shumë njerëz prishjen e agjërimit e shikojnë si mangësi të burrërisë dhe dobësi të personalitetit, andaj ata kujdesen kaq shumë për agjërimin. Ja disa mendime që kanë të bëjnë me këtë simbol kaq të madh.

1- Allahu, azze ve xhel-le, i ka përcaktuar adhurimet në islam për ta kalitur njeriun dhe për ta edukuar ate, për të forcuar raportin e njeriut me Allahun, dhe normalisht se janë mjete të sprovës dhe testimit. Ai që i kryen si duhet dhe sipas rregullave, korrë sukses dhe shpëton, kurse ai që dështon në këto gjëra ka dështuar dhe e ka eksponuar veten para dënimeve më të rënda. Kjo domethënë se ne duhet të prekim ndikimin që le adhurimi i agjërimit në thelbin e fesë, i cili përbëhet nga sinqeriteti, dashuria, shpresa, mallëngjimi, turpi, veprimtaria e vërtetë dhe e palodhur për të fituar kënaqësinë e Allahut, subhanehu ve teala. Ai që agjëron Ramazanin, fal namazin, bën shprehi vizitimin e xhamive në këtë muaj, meriton të ndien se një ndryshim i mirë po përjeton personaliteti i tij dhe se ka rikarikuar energji shpirtërore, e cila është harxhuar shumë në kohën mes dy ramazaneve. Ajo që dua ta them këtu është kjo: fryti i agjërimit duhet të manifestohet në adhurimin e mirë të muslimanit ndaj Allahut, azze ve xhel-le, edhe atë në fushën e shpresës, frikës, bindjes, mposhtjes, dashurisë, miqësisë, etj. duhet të posedon ndjenjat e njeriut i cili ka humbur nga familja dhe shtëpia e tij e pastaj i ka gjetur ato! Fryti i agjërimit në rrafshin e sjelljes praktike duhet të manifestohet në kujdesin ndaj kufijve që i ka caktuar Allahu, subhanehu ve teala, dhe veprimi sipas rregullave fisnike të sheriatit… dëshirojmë të shohim pas Ramazanit përmirësim në pikëpamjet tona ndaj dynjasë dhe ahiretit, domethënë lëvizjet tona të shprehin besimin tonë se dynjaja është tokë pjellore e ahiretit.

2- Më vjen keq të them se: shumica e medias e shpërfytyron fytyrën e vërtetë të Ramazanit, i ndëron pamjen e mesazhit që ia jep umetit, duke ia pasqyruar njerëzve se është një mysafir i rëndë, nikoqirët duhet shumë ta pushojnë veten para se të vijë ky mysafir që mund të bartin peshën e kujdesin ndaj tij dhe që të kalon mirë. Edhe pse pikëpamja islame origjinale dhe relativisht e trashëguar se ky muaj i nderuar është një shansë e madhe për atë që Allahu i mundëson ta agjërojë dhe fal namazin e këtij muaji.

Andaj shumë nga selefi lutnin Allahun gjashtë muaj para se të vijë që tu mundësojë të arrijnë Ramazanin, e kur përfundonte e lutnin Allahun gjashtë muajt tjerë që të pranojë prej tyre agjërimin.

Shpërfytyrimi tjetër që ia bën media është paraqitja e Ramazanit sikurse mundësi e gjatë e argëtimit, dëfrimit dhe kënaqjes në llojlloj ushqimesh, ndejave të natës, lojës me letra, ndeja të adoleshentëve dhe djelmoshave rrugëve, etj. edhe pse nga ajo që dimë nga sekretet e përcaktimit të agjërimit është se muslimani në Ramazan edukon vetveten duke e privuar nga kënaqësirat dhe epshet. Ashtu që uria nga e cila vuan shkakton që ti kujton të uriturit dhe e zgjat dorën e bamirësisë ndaj të varfërve. Shtoja kësaj edhe faktin se njerëzit gjatë Ramazanit hanë dy shujtë (ushqime) për dallim prej ditëve tjera kur hanin nga tre, kjo domethënë se mbetet tepricë, e cila ndihmon për tu ndarë si sadaka dhe me këtë freskohet kapitali nacional. Mirëpo realiteti na tregon se ajo që harxhojnë njerëzit në ushqimet e Ramazanit është më i madh se ajo që e harxhojnë në muajt tjerë! Kështu abortohet ky adhurim kaq i madh dhe kështu largohen këto principe të ndershme nga drejtimi i tyre i ndershëm!

E thërras veten dhe vëllezërit e mi që të pakësojnë shikimin e televizorit gjatë Ramazanit deri në minimumin e mundshëm që ti kthehet Ramazanit shkëlqimi dhe të ribëhet shansë e nafileve, dhikrit, leximit të Kur’anit, shpenzimit të sadakasë, bërjes mirë, etj.

3- Ramazani çelikos tek ne shpirtin rezistues, forcon vullnetin dhe vendosmërinë dhe duhet të përfitojmë nga kjo duke e bërë muajin e agjërimit mundësi për ndryshimin e disa shprehive të padëshirueshme dhe përfitimin e shprehive të lavdëruara. Në të vërtetë ajo që një njeri e bën serioz dhe superior janë vetëm disa cilësi të numëruara, gjithashtu ajo që sjelljen e një njeriu e bën të cilësohet si e keqe janë pak gjëra, andaj mjafton të pastrohet njeriu në çdo Ramazan nga një shprehi të keqe dhe përfitimin e një shprehie të mirë në vend të saj që ta gjeje veten pas pesë viteve të ndryshuar dhe transformuar nga një njeri i keq në një njeri të zakonshëm, ose nga një njeri i zakonshëm në një njeri të mirë ose superior. Parafytyro me mua një njeri i cili në një vit e le shprehinë e prolongimit, i cili llogaritet shprehi që shkakton kaosin në raportin tonë me kohën, në të dytin braktis shprehinë e hiperbolizimit të gjërave kur flet, në vitin e tretë shprehinë e vonimit nga namazi me xhemat, në vitin e katërt shprehinë e raporteve të thata me familjen dhe farefisin, etj, si do të jetë gjendja e tij?!

4- Ne jetojmë në një situatë të re botërore, e cila tani është duke e marë formën dhe është duke u përhapur, në këtë situatë i jepet përparësi gjërave konkrete para atyreve abstrakte, direkte para atyreve indirekte, tanishmëve para atyreve të ardhme, fuqisë para mëshirës, suksesit para shpëtimit, dinamikeve para statikeve. Është një situatë frikësuese dhe tmerruese, nëse vazhdon gjendja kështu si është kjo domethënë se gjeneratat e ardhshme do të shikojnë me nënçmim shumë gjëra që ne tani i llogarisim të çmueshme dhe të mëdhaja. Zgjedhja e këtij problemi të madh nuk do të jetë filozofik e as udhërrëfyes, por praktike dhe konkrete duke ngjallur Ramazanin sikurse e kanë ngjallur gjeneratat e para: agjërim nga ushqimi, pija, mëkatet dhe gabimet, ngjallje netëve të bekuara, shpirtërave dhe zemrave dhe afrim te Allahu me llojlloj adhurimesh dhe afrimesh. Vetëm kjo është shprehje e vërtetë e refuzimit tonë të shthurjes së brendshme dhe sulmit kulturor të ardhshëm, i cili do ta na sulmon nga çdo anë.

Allahu na dhashtë sukses!

Dr. Abdul-Kerim Bekar

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit