14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Qëndresa e Ylemave të Kosovës, në veçanti të Gjakovës, të cilët penguan shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi

Më të lexuarat

Shkruan: Agron Muçaku
Shoqata e intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, bëri botimin e numrit më të ri të revistës periodike-historike “GJAKOVA E RE”. Temë e këtij numri është qëndresa e Ylemave të Kosovës, në veçanti të Gjakovës, të cilët penguan shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Për këtë qendrës, ata ju nënshtruan presionit të pa parë nga UDB-ja Jugosllave.
Referenca kryesore të kësaj tematike ishte studimi 15 vjeçar i Dr. Hakif Bajramit, i cili ka hulumtuar dhe ka pasqyruar në dritë qëndresën e paparë të hoxhallarëve Shqiptar karshi UDB-ës Jugosllave, në veçanti edhe të hoxhallarëve të Gjakovës. Punimi i Dr. Hakifit Bajramit është një shkrim, studim i shkëputur prej monografisë së pabotuar me titull: ”Shpërngulja e Shqiptarëve në Turqi 1950-1967 (II)”, që ishte në Projektin e Institutit të Historisë së Kosovës gjatë viteve 1978-1982 dhe është botyar nga Historiani Dr. Hakif Bajrami, në Revistën “Dituria Islame” në Prishtinë në nr. 86. Dhjetor 1996, nr. 87.Janar 1997, ne nr.88 Shkurt 1997. Referencë tjetër është edhe libri i publicistit, Mexhid Yvejsit, me titull: “Ylematë e Gjakovës – Mburoj e Kosoves botuar në vitin 2003.
Historiografia shqiptare komuniste, por dhe qarqe të caktuara anti islame kishin bashkëvepruar në minimizmin e kontributit të pamohueshëm kombëtar të Hoxhallarëve Shqiptar. Për këtë arsye ne do të shpalosim Kontributin e Hoxhallarëve atdhetar shqiptar nga të gjitha trojet etnike shqiptare. Sepse, ky kontribut është dëshmuar në të gjitha periudhat e historisë më të re të shtet ndërtimit dhe të vetëdijes kombëtare. Hoxhallarët atdhetar themeluan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në 1878, si dhe morën pjesë me 2/3 në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, në vitin 1912 në Vlorë. Stërgjyshërit tanë Hoxhallarët kishin guxim dhe dëshirën për të themeluar shtetin e pavarur shqiptar duke i dhanë udhë ëndrrës së vjetër të pavarësisë kombit shqiptar, në këtë mënyrë duke përçuar mesazhin qarqeve anti-shqiptare që tokat shqiptare dhe populli shqiptar nuk do ti nënshtrohen politikave shfarosëse të fqinjëve grabitqarë sllavo-grekë.
Po ti kthehemi historisë, secili nga ne do të vërejë që në çdo lëvizje e përpjekje mbarëkombëtare, hoxhallarët tanë kanë pasur rol të pamohueshëm dhe shumë të rëndësishëm në rilindjen kombëtare, të cilët në të shumtën ishin prijës myslimanë me detyra fetare që nga imamë xhamish e deri te drejtues të lartë si myfti, kryemyfti, kadi e myderriz, të cilët në kushte e rrethana të vështira punuan për krijimin dhe ngritjen e shtetit shqiptar, si dhe në forcimin dhe konsolidimin e tij, duke ndihmuar në formësimin e vetëdijes kombëtare të popullit tonë.
Në këtë kontekst, të formimit të shtetit shqiptar dhe të vetëdijes kombëtare rol të rëndësishëm luajtën edhe hoxhallarët e Gjakovës, si pjesë e tërësisë të trungut shqiptar. Përkujtojmë rolin e Kadiut Ahmet Korenica, dhe të Ismajl Efendi Yvejsit nga Gjakova në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Rolin Hafiz Gutës në Shpalljen e Pavarësisë në 1912, etj. Rrugën e atdhetare të patriotëve hoxhallarë Gjakovar e ndoqën edhe gjeneratat e reja në pjesën e territoreve shqiptare të mbetura në Jugosllavi, të cilat padrejtësisht ishin copëtuar nga trungu shqiptar në Kongresi i Berlinit 1878, dhe pas Konferencës së Londrës më 1913.
Edhe pas Luftës së Dytë Botërore, në Jugosllavinë e Re, nën regjimin komunist, shqiptarët do të përjetonin drama tragjike edhe për gjysmë shekulli. Për shqiptarët, në veçanti, Jugosllavia e Re, herë popullore, herë socialiste, ishte gjithnjë fashiste, siç ishte Jugosllavia e Vjetër…
Vetëm gjatë viteve 1945-1950, nën urdhrat e pushtetit sllavo – komunist të Beogradit, u vranë, u masakruan, rreth 50 000 shqiptarë, veç pse ishin shqiptarë! Terrori sllavo-komunist i Beogradit do të rritej edhe pas vitit 1950, siç do të rritej edhe qëndresa shqiptare.
Qëndresa shqiptare që po rritej, kudo nëpër Kosovë, po i tmerronte pushtuesit, të cilët po thurnin plane sekrete për shfarosjen e tyre….
Në vitin 1953, në Split, u lidh marrëveshja, që nga ana jugosllave kishte për qëllim shpërnguljen e të gjithë shqiptarëve – myslimanëve nga Jugosllavia për në Turqi. Në këtë kontekst, lexuesit të revistës “Gjakova e re“ do t’ju paraqesim rezistencën dhe qëndresën e hoxhallarëve atdhetarë të cilëve shteti Jugosllavë ju kishte vendosur presion të paparë për ti lëvizur masat shqiptare për t’u shpërngulur për në Turqi. Lexim të këndshëm!
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit