2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pyetje nga një motër: Si të veproj kur vëllai im kundërshton martesën time me një djalë të ndershëm dhe fetar edhepse babai im e pranon?

Më të lexuarat

Pyetje: Jam një motër myslimane. Jam njohur me një djalë përmes shoqes time, e cila më prezantoi me vëllain e saj. Është një familje e ndershme dhe fetare. Djali fal pesë kohë namaz dhe kemi filluar të flasim prej gati dy muajsh. Kam njoftuar familjen time që në fillim dhe ai ka bërë të njëjtën gjë me familjen e tij. Ai kërkon dorën time, por ndërsa babai nuk kundërshton, vëllai im i madh nuk më lejon. Prindërit e mi e mbështesin atë dhe nuk duan ta kundërshtojnë për të mos e hidhëruar.

Nuk di çfarë të bëj. Kam premtuar që nuk do ta lë dhe ai më ka premtuar të njëjtën gjë. Disa më thonë të largohem(të iku) se nëse iku ma bëjnë përhajr martesën më shpejt, pasi të flasim vazhdimisht e di që është haram.

Kur u tregova prindërve që në fillim, fjala e tyre ishte që të largohesha sepse ky do të bëhej problem.

Përgjigja

Gjithë hamdet dhe falenderimi i takon Allahut s.v.t. përshëndetjet dhe lutjet tona me salate dhe selame të pafundme janë për të dashurin tonë Pejgamberin(alejhi selatu ue selam)

Në rastet e komplikuara sikurse ky në pyetjen tuaj, ne fillimisht ju sugjerojmë për sabër-durim të mirë. Nëse besimtarit/es i komplikohet martesa për çfardo arsye atij i takon ta ruaj nderin e moralin e tij dhe sjellja e tij duhet të jetë konform rregullave të përgjithshme islame. Thotë Allahu fuqiplotë: “Ata që nuk kanë mundësi për martesë, le të përmbajnë veten, derisa Allahu t’i begatojë me dhuntinë e Tij.” Nur:33.
Në rastin tuaj komplikimi ka ardhur nga sjellja e papërgjegjshme e prindit tënd dhe mosmarrja e përgjegjsisë që i takon. Atij i takon të mos bie nën ndikimin e vëllait i cili në këtë rast është subjektiv në qëndrimin e tij. I Dërguari I Allahut ka urdhëruar prindërit duke u thënë: ” Nëse ua  kërkon vajzën dokush që jeni i kënaqur me fetarinë dhe sjelljen-moralin e tij martone( jepjani vajzën), përndryshe do të ketë fitne në tokë dhe çrregullim të madh.” (Tranmseton Tirmidhiu, nr. 1084, Shejh Albani e kalsifikoj si hadith ahsen).

Poashtu  Allahu fuqiplotë ndaloj mbikëqyrësit të bëhen pengesë për martesën e vajzave të tyre kur ju tha: “Kur t’i lini gratë të lira dhe ato të kenë plotësuar kohën e pritjes, mos i pengoni ato që të martohen përsëri me burrat e tyre, nëse merren vesh me të mirë. Kështu këshillohet çdokush prej jush që beson Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo është më e ndershme dhe më e virtytshme. Allahu di, kurse ju nuk dini.”           (El Bekare:232)
Rrjedhimisht kësisoj do të duhej të vepronte prindi juaj, ndërsa ju mos u nxitoni të veproni diç që bie ndesh me udhëzimet e Fesë tonë Islame. Martesa e vajzës pa miratimin e prindit nuk është e lejuar sipas rregullave fetare, prandaj “ikja” nuk është zgjidhje.
Zgjidhja e kësaj qështje mund të bëhet ose duke marrë pjesë ai vet në procedurën e nikahit ose duke autorizuar dikënd që e kryen në vend të tij. Pra nëse prindi juaj autorizon dikënd që të kryej procedurën e aktit të kurorëzimit tuaj në vend të tij është në rregull. Kësisoj ju do të arrini të kryeni aktin e kurorëzimit e të martoheni konform rregullave islame si dhe të mbeteni mirë në raport me vëllain tuaj.
Përndryshe, martesa duke “ikur” edhe pse mund të duket si zgjidhje e lehtë, dhe me qëllim të mirë nuk është e lejuar sipas rregullave Islame. Nuk mjafton vetëm qëllimi i mirë, por duhet edhe rruga të jetë e saktë, ngase qëllimi i mirë nuk justifikon mjetin e keq.
Vallahu a’lem.

Burimi: pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit