-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Pyetja për interpretimin e ëndrrës dhe udhëzimin në fe?!

Më të lexuarat

Pyetja: Një familjar gjatë operacionit ka përjetuar “Ditën e Gjykimit”, ka parë ëndërr sikur nga rukja i dilnin gjëra të këqija

Deshta të marr mendimin tuaj. Një familjar i imi ka filluar të udhëzohet në fe pas një operacioni në tru. Ai thotë se gjatë operacionit ka përjetuar një ndjenjë sikur ishte në Ditën e Gjykimit, gjë që ia ka forcuar shumë bindjen fetare.
Më ka kërkuar të pyes një hoxhë për një ëndërr që ka parë, ku i është bërë rukje dhe gjëra të këqija dilnin nga ai gjatë rukjes. Deshta të cek se ai ka kaluar sprova të mëdha, si ndarjet dhe sëmundjet.
Për këtë ëndërr më ka kërkuar të pyes një hoxhë, me shpresën se do të forcohet edhe më shumë në fe, in shaa Allah.
Allahu ju ruajt!

Përgjigja: Për sa i përket pyetjes së personit që ka kaluar një operacion në tru, e që më pas ka përjetuar skema të ndryshme që i kanë shtuar besimin në fe, dhe që ka parë një ëndërr, fillimisht duhet të falënderojmë Allahun që e ka kaluar këtë sprovë. Lutemi që kjo sprovë të jetë një pastrim i gjynaheve dhe një ngritje në grada në botën tjetër. Allahu na tregon se shpesh sprovat dhe fatkeqësitë kthehen në begati.

Si shndërrohet sprova në begati?

Nëse sprova bëhet shkak për udhëzim, për kthim të robit te Krijuesi, atëherë kjo është një nga begatitë më të mëdha. Megjithëse sprovat shpesh janë të dhimbshme, nëse përmes tyre arrijmë udhëzimin për jetën dhe shpëtimin në botën tjetër, atëherë ato kthehen në një begati të pamatshme. Për më tepër, çdo sprovë, qoftë e vogël apo e madhe, Allahu e përdor për t’i fshirë gjynahet e njeriut dhe për t’i ngritur shkallët në botën tjetër.

Në lidhje me pamjet e përjetuara dhe ëndrrën:

Personi që ka parë skema dhe pamje të ndryshme pas operacionit, ndoshta ka përjetuar një gjendje ku truri ishte në një fazë të qetësisë, ndoshta si pasojë e anestezionit, dhe për shkak të kësaj, ai ka kaluar në një botë tjetër, duke përjetuar një lidhje të re midis shpirtit dhe trupit. Allahu e ka sprovuar dhe, përmes kësaj, ia ka dhënë udhëzimin e Tij.

Për sa i përket ëndrrës që ka parë, veçanërisht nëse ajo është përjetuar gjatë rukjes ose pas operacionit, ka mundësi që gjatë kohës së anestezionit trupi dhe shpirti të kenë ndryshuar mënyrën e lidhjes, duke shkaktuar shfaqjen e skemave, pamjeve dhe kontakteve të ndryshme. Nëse ëndrra është parë pasi ka përfunduar operacioni dhe personi është kthyer në gjendjen e tij normale, ajo mund të interpretohet si një shenjë që një e keqe është larguar prej tij – si për shembull, mosudhëzimi dhe mosnënshtrimi ndaj Allahut të Lartësuar. Allahu, përmes kësaj ëndrre, ka dashur t’i tregojë se udhëzimi i Tij është i afërt. Ashtu siç rukja ndihmon njeriun të çlirohet nga sihri, edhe ky person është çliruar nga kurthet e shejtanit dhe është udhëzuar.

Allahu e forcoftë këtë person në fenë e Tij dhe na bëftë të gjithë të jetojmë dhe të ringjallemi me këtë fe.

Burimi: pergjigje.net

Hoxhë Dr. Rasim Haxha

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit