4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Punët që duhet të bëhen gjatë kohës së xhumasë – Për motra

Më të lexuarat

Pyetje: Kam një pyetje. Çfarë lejohet prej punëve e çfarë jo në kohë të xhumasë. A bën p.sh të pastrosh dhe të bësh dhikër, apo të dëgjosh suren kehf se shumë janë të përhapur fjalët se s’bën të punosh asgjë në kohë të xhumasë, ndërkohë që qëndrojnë duke shikuar gjëra të kota në tv apo duke bërë muhabete të kota.

Përgjgje:
Falendërimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed dhe mbi familjen, shokët e tij dhe të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkum selam!
Përsa i përket pyetjes për punët që duhet të bëhen gjatë kohës së xhumasë, nuk ka asnjë argument apo mendim të dijetarëve që e ndalojnë gruan që është në shtëpi të punojë apo të pastrojë në kohën e xhumasë.
Xhumaja nuk është detyrë për gruan është vetëm për burrin. Për këtë është argument Fjala e Allahut në Kuran :
(يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نُودِيَ لِلصَّلَاةِ مِنْ يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا إِلَىٰ ذِكْرِ اللَّهِ وَذَرُوا الْبَيْعَ ۚ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ) [Surat Al-Jumua : 9]

“O  ju që keni besuar! Kur të thirreni për namaz ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni shitblerjen; kjo është më mirë për ju, nëse e dini!”

Të gjithë dijetarët kanë rënë dakord që thirrja për lënien e shitblerjes për të falur namazin dhe vrapimin tek përmendja e Allahut përfshin vetëm ata që e kanë detyrë xhumanë, ndërsa gratë, femijët, të sëmuret dhe udhëtarët nuk i përfshin kjo thirrje.

Ai që është në xhami derisa imami mban hutben nuk i lejohet të flasë të jap selam…etj dhe këto rregulla janë të posaçme vetëm për ata që marrin pjesë në faljen e namazit të xhumasë në xhami dhe nuk i përfshin gratë që qëndrojnë në shtëpi. Por nëse hutbeja e xhumasë dëgjohet nga shtëpia duke qënë se ajo është pranë xhamisë nuk ka gjë nëse qëndron dhe e dëgjon për të përfituar nga ajo.

Muslimanija nuk duhet ta kalojë kohën e saj me gjëra të padobishme, sidomos ditën e xhuma e cila është ditë me vlerë dhe për këtë ditë kanë ardhur argumente të sakta për vlerën e orës e përgjigjes së duave dhe vlerën e leximit të sures Kehf…etj
Transmeton Ebu Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur me të- se Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- ka thënë:
“Në ditën e xhuma ka një moment në të cilin nëse muslimanët e kalojnë në namaz, dhe i luten All-llahut  për nevojat e tyre, All-llahu me të vërtetë do t’ua japë. Atëherë Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- tregoi me gishta se kjo kohë ndodhet në një periudhë të shkurtër.”
Ashtu siç transmetohet prej Seid el-Hudriut -Allahu qoftë i kënaqur me të- se Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- ka thënë:
“Kush e lexon suren Kehf ditën e xhuma, do ta ndriçojë atë drita mes dy xhumave.”

Kështuqë gjatë kohës së xhumasë muslimanija përfiton duke lexuar suren Kehf, duke bërë dua, dërgon salavate mbi të Dërguarin e Allahut -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- fal namazin e drekës dhe nuk e kalon kohën me gjëra të padobishme, sepse do të japë llogari për kohën se në çfarë e shpenzoi.

Lus Allahun që të na udhëzojë në të vërtetën dhe në shfrytëzimin e kohëve me vepra të dobishme!

Adelina Kuçana

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit