Kushdo që lexon me kujdes rregullat univesale të Allahut të përmendura në Librin e Tij dhe ngjarjet e profetëve sheh se suksesi në përgjithësi nuk ka ardhur veçse pas vështirësive të cilat ndonjëherë kanë qenë aq shumë të mëdha sa Allahu i madhëruar ka thënë në Kuran:
«Ata i goditi: mjerimi, sëmundjet dhe u tronditën aq shumë sa çdo i dërguar dhe ndjekësit e tij, thirrën: Kur do të vijë ndihma e Allahut?! Ja, ndihma e Allahut është afër» sure El-Bekare: 214.
– Kjo praktikë e Allahut të Madhëruar në lidhje me besimtarët ka shumë urtësi dhe ja, tre prej tyre!
- E para: Dallimi i të vendosurit nga i pavendosuri, i të sinqertit nga hipokriti dhe i durimtarit nga jodurimtari, sepse këto cilësi shfaqen kur njeriu përballet me vështirësi.
- E dyta: Që Allahu ti tregojë robit se çdo mirësi që gëzon është vetëm prej Tij dhe se njeriu po lihet në forcat e tij shkatërrohet.
- E treta: Që të vlerësohet mirësia e Allahut dhe të ruhet më pas nga robi, sepse gjërat që merren me vështirësi janë të shtrenjta.
Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli