5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Pse po shpifet dhe po sulmohet besimi Islam nga individë anonim dhe persona që kanë bërë emër

Më të lexuarat

Nga: Shefqet Jashari – Strofci

Para ca ditësh prifti Don Lush Gjergji në një shkrim të botuar ,,Rrokum” ia vuri kulmin shpifjeve dhe sulmeve të njëpasnjëshme të individëve dhe personave që kanë bërë emër.
Është e ditur se krizat politike sjellin edhe kriza tjera në të gjitha lëmit e jetës ku ato paraqiten. Por, është e pa besueshme si arritën forcat e djallit të mallkuar (armiqtë tanë) t’i bëjnë për veti njerëz që kanë bërë emër, për ta luftuar e shpifur  besimin Islam!?

Shiko se çka na këshillon Ismail Kadare: ,,shqiptarët  e kanë pranuar besimin Islam me dhunë ”, dhe se ,,duhet ta ndërrojmë me besimin krishterë”. Shiko : Bota sot, më 18 tetor 2013.

Siç po shihet Ismail Kadare dhe Don Lush Gjeorgji,  po e shpifin popullin shqiptarë me një shpifje që arsyeja e shëndosh nuk e pranon. Prandaj këto shpifje të Don Lush Gjergjit dhe të Ismail Kadaresë do t’i hedhim në shportë me faktin se edhe Boshnjakët (popull i rrethuar me shtete krishtere) e ka pranuar besimin Islam me bindje të plotë.  (Pyetni boshnjakët se si e kanë pranuar besimin Islam)

Vetëm ata shqiptarë që nuk dinë të mendojnë, vetëm ata individ që nuk kanë kurrfarë dije fetare e  nuk e njohin historinë e popullit të  vetë , dhe  ata të mjerë që nuk kanë logjikë të shëndosh, mund t’u besojnë këtyre shpifjeve sa të liga aq edhe të pa logjikshme. Faktet e shumta tregojnë se shqiptarët e pranuan besimin Islam me bindje dhe dëshirë, se aty e gjetën veten. Derisa  ishin në besimin krishterë, ishin të detyruar t’i nënshtrohen priftit, i cili ishte ndërmjetës në mes tyre dhe Zotit. Ndërsa në besimin Islam,  hoxha nuk e ka  atë rol. Muslimani pa ndërmjetës i drejtohet Krijuesit të tij për t’ia qar hallet dhe për të kërkuar ndihmën e Tij,  kur ta kryej faljen e namazit dhe gjatë lutjes.
Me besimin Islam ai nuk i adhuronte tre zotna, as nuk i adhuronte freskat, statujat dhe as të  shenjtit, por adhuronte vetëm Një Zot, All-llahu Fuqiplotë, i Cili nëpërmjet Profetit të fundit, Muhamedit, a.s. e zbriti Kuranin, si mëshirë dhe këshillë për robërit e Tij-për gjithë njerëzimin.

 

Në dobi të kujt shkon përçarja e shqiptarëve në baza fetare?

Është e qartë se ata që e filluan fushatën kundër besimit Islam,  me vetëdije apo pa te,  punuan në dëm të interesave të shqiptarëve dhe në dobi të çakajve të Ballkanit, sepse polemikat nuk mund të sjellin askujt të mira,   përkundrazi mund të sjellin  vetëm përçarje.

A thua pak janë të përçarë shqiptarët, sa që pa u përça edhe në baza fetare, nuk do të meritonin ta marrin  ’’statutin’’ e popullit më të përçarë në Gadishullin ilirik. Ndoshta  pehlivanët e Nanosit, bajraktarët e ’’farës’’ ruse dhe ’’pionierët’’ e Enverit donë ta na fusin në librin e Genisit si popullin më të përçarë të botës, apo kanë tjera synime. A thua kujt po i duhet kjo përçarje kaq e shëmtuar. Me siguri shqiptarëve të vetëdijshëm, që kanë njerëzi dhe që i besojnë All-llahut, Zotit të Vetëm dhe të Plotfuqishëm, nuk donë të krijojnë kurrfarë përçarje në mes njerëzve pa marr parasysh se çfarë gjuhe flasin dhe çfarë besimi kanë.

Muslimanët duke u mbështetur  në urdhrin e Zotit Fuqiplotë se ,,në fe nuk ka dhunë,, nuk e kanë përdorë dhunën ndaj njerëzve për ta pranuar Islamin, mu për atë shqiptarët edhe e kanë ruajtur tolerancën ndërfetare. Don Lush Gjergji lavdërohet për tolerancën ndërfetare që ekziston te ne shqiptarët, por duhet ta ketë të qartë se meritat për atë tolerancë i ka shumica e popullsisë që i takon besimit Islam e jo pakicës që i takojnë besimit krishterë.

Po të kishte qenë dhuna mjetë i pranimit të Islamit, me siguri Don Lush Gjergji nuk do të ishte sot priftë por do të ishte shqiptarë mysliman, e pse të mos ishte edhe hoxhë i njohur si orator i shkathtë, për ta shpjeguar Besimin Islam.
Shqiptarët duhet të mburren me tolerancën ndërfetare që ekziston  në mes tyre, sepse ky virtyt i popullit tonë dëshmon se shqiptarët janë popull inteligjent, paqësor dhe liridashës, që i respektojnë vlerat e përbashkëta dhe dalluese të njëri tjetrit, që nuk ia imponojnë njëri tjetrit bindjet e tija, pra as bindjen e besimit.

Është e ditur se shkrimtari Ismail Kadare, ,,sugari” i Enver Hoxhës, e pat filluar fushatën kundër Islamit, bash në kohen kur Serbia e pat vu në veprim skenarin e pastrimit etnik të Kosovës, duke i thirre shqiptarët që masovikisht ta ndërrojnë fenë, për të kaluar në besimin krishter.
Por te besimtarët e sinqerte, që i besojnë  Një Zoti, All-llahut, Zotit  Fuqiplotë, për kurrfarë pasurie, dhe kurrfarë force nuk ka mundësi t’ua ndërroi besimin dhe fenë me një besim dhe fe tjetër, se besimi  nuk është teshë  që veshët e hiqet sa her të duash.

 

Tani me fakte do t’i hedhim poshtë shpifjet se ,,shqiptarët e kanë pranuar besimin Islam me dhunë”.

Historiani i mirënjohur anglez zotëri Noel Malcolm, në librin e tij: KOSOVA NJË HISTORI E SHKURTËR flet edhe për përhapjen e Islamit në Ballkan. Ai thotë se ekzistojnë bindje negative për sundimin e Perandorisë Osmane në vendet ballkanike pa të drejt kur thotë: ’’Në shumicën e vendeve ballkanike, botëkuptimi popullor për sundimin osman është pothuajse tërësisht negativ. Osmanët përshkruhen si barbarë aziatik, të cilët shkatërruan, në çdo vend që pushtuan kulturën e lulëzuar kombëtare…’’(…)’’Ata sollën akte barbare, sikundër skllavëria, tortura, gjymtimi;(…)’’ ata ushtruan presion të padurueshëm në kishat krishtere vendëse dhe i detyruan njerëzit që të kalonin në fenë Islame…’’

Zotëri Malcolm, i hedhe poshtë këto shpifje në bazë të fakteve arkivore që i ka gjetur në arkivat shtetërorë, kur  thotë: ’’Të gjitha këto pohime apo mëtime janë në rastin më të mirë çoroditëse, kurse përndryshe krejtësisht false.’’ (…)’’çështje e vërteta, skllavëria ka ekzistuar nën osmanët,  por ajo ekzistonte edhe në pushtetin e sundimtarëve të më parshëm krishterë, dhe, sa u përket torturave  dhe gjymtimeve, ligjet e kodit osman në të vërtet ishin më humane se sa ato të mëparshmet.’’

Po ashtu historiani i mirënjohur anglez, Thomas W. Arnold në librin e tij: Historia e përhapjes së Islamit’’ të botuar në Prishtinë më 2004, në bazë të fakteve të pakontestueshme e shpjegon se si arriti feja Islame të përhapet brenda një shekulli në tri kontinente.

Ai thotë: ’’Njëqind vjet pas vdekjes së Pejgamberit, pasardhësit e tij në perëndim kishin arritur deri në Spanjë, ndërsa në lindje e kishin kaluar lumin Sind në Hindi. Kështu ata u bënë të zotët e një perandorie më të madhe se ajo Romake, kur ajo ishte në kulminacionin e fuqisë së saj.’’(…) ’’Dekadenca  e tij politike është komentuar me fitoret më të shkëlqyeshme shpirtërore. Dy herë në histori kanë shkelur këmbët e pa besimtareve barbarë mbi qafat e ithtarëve të kësaj feje: Sulgjukët në shekullin e njëmbëdhjete, mongolët në shekullin e trembëdhjete, por në të dyja rastet ngadhënjimtaret kanë pranuar fenë e të mundurve. Misionarët (thirrëset në fe, vërejtja ime) edhe atëherë kur nuk kanë pasur kurrfarë fuqie dominuese kanë përhapur fenë e tyre në Afrikën Qendrore, në Indokinë dhe në Kinë.’’(…)’’Shkaqet e përhapjes dhe shtrirjes së Islamit në pjesë të ndryshme të rruzullit tokësor kanë qenë të ndryshme: sociale, politike dhe fetare. Por përveç këtyre është edhe një që ka qenë faktori kryesor i arritjes së një i këtillë impozant, e ky është aktiviteti i palodhshëm i misionarëve myslimanë, të cilët si shembull dhe ideal të tyre kishin Pejgamberin, a.s’’

Sipas historiani Thomas W. Arnold‚ ’’Thirrja në fe Islame nuk është diçka e re, por kjo nga vet fillimi është detyrë e shenjtë e muslimanit’’. Dihet se qysh kur i janë zbritur ajetet e para të Kuranit famëlartë, Pejgamberit (Muhamedit a.s.) asëhabët – shokët e tij, menjëherë i kanë mësuar përmendsh dhe i kanë shti në përdorim në jetën e përditshme.

Edhe misionarët (thirrësit) kur janë shpërnda në katër anët e botës për t’ua shpjeguar njerëzve besimin Islam, kanë qenë të urdhëruar nga All-llahu i Lartësuar nëpërmjet ajeteve të Kur’anit që i janë zbritur Muhamedit a.s. si të sillen me njerëz kur ua shpjegojnë fenë e All-llahut, Islamin.

Të shikojmë se çfarë mesazhi na japin këto ajete kuranore:

‘’Ti (Muhamed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo  me ata (kundërshtarët) me atë mënyrën që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit’’ (En-Nahl,125)

Ti (Muhamed) përqendrohu vendosmërisht ashtu siç je i udhëzuar, e bashk me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë) e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se me të vërtetë Ai është shikuesi i asaj që veproni.’’ (Hud,112).’’

,,E nëse ata polemizojnë me ty, ti thuaj : ‘’Unë me tërë qenien time i jam dorëzuar All-llahut, e edhe ithtarët e mi ! ’’E thuaju atyre që u është dhënë libri dhe injorantëve :’’A  pranutë fenë islame ? ’’Nëse e pranuan Islamin, atëherë e kanë gjetur të vërtetën, e nëse refuzojnë, ti ke për obligim t’u komunikosh ; All-llahu i din shumë mirë punët e robërve.’’ (Ali Imran, 20)
‘’Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat, e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.’’(El Bekare, 256)
,, Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhde dhënës dhe tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë.’’(Sebe, 28)

“Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të  forta( të shtangura). Ata i ndryshojnë fjalët (në Tevrat) nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. Ti vazhdimisht do të vëresh tradhtinë e një pjesë të tyre, përpos një pakice nga ata…(El-Maide,13)
Ai, që ia shpall Furkanin (Kur’anin, dalluesin e të vërtetës nga e pa vërteta) robit të vet (Muhamedit) që të bëhet Pejgamber i botes( këshillues) është i madhëruar ( El-Furkan,1)

“Ai,( All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fe të vërtetë për ta bërë mbizotërues  mbi të gjitha fetë, edhe pse  idhujtarët e urrejnë.’’ (Saff, 9)

Në bazë të ajeteve të Kur’anit famëlartë,  shihet se All-llahu i Lartësuar nuk ka lejuar  të përdoret dhuna ndaj njerëzve për ta pranuar Islamin. Prandaj thirrësit në Islam kanë qenë të detyruar t’i kryejnë urdhëratë dhe këshillat e All-llahut të lartësuar. Se Islami është përhapur me bindje e jo me dhunë siç shpifin të pa dijshmit por edhe ata që dinë të vërteten e përhapjes së Islamit, ka fakte dhe argumente të shumta:
Të shohim se çka na thotë historiani i mirënjohur anglez: Thomas W. Arnold në librin e tij: Historia e përhapjes së Islamit’’(të botuar më 1896 në Alikra, Indi. Të ribotuar në  Londër më 1913. Të shqipëruar dhe të botuar në Prishtinë më 2004.) Ai thotë:

“Shkurtimisht, Islami nga fillimi i shfaqjes së vet ka bartur vulën e religjionit misionarë. Dëshiroi t’i përvetësojë zemrat e njerëzve  dhe t’i tërheqë në rrethin e vëllazërisë fetare. Në këtë aspekt përpjekjet e tij çfarë kanë qenë në fillim, të tilla janë edhe sot e kësaj dite.’’
Për Islamin teologu Taylor thotë : “Është lehtë të kuptohet se si është përhapur me shpejtësi në Azi e në Afrikë kjo formë e mojsiezmit të reformuar”.

Dijetarët afrikanë e sirian kanë vënë në vend të fesë së Jezuit besime misterioze e metafizike, dhe në luftë kundër shthurjes morale të kohës së vet kanë proklamuar celibatin (mos martesën) duke e konsideruar virtyt të parajsës, si ilaç kundër jo moralit.

Rruga  drejt shenjtërisë çonte drejt mbylljes në vetvete (kallogjerizmi), kurse karakteristika kryesore e kallogjerizmi (murgëzimit) ka qenë papastërtia.

Masa e rëndomtë ka qenë e tillë e cila me gjithë shpirte i ka adhuruar martirët, të shenjtit dhe engjëjt sikur politeistët. Shtresat e tij të  larta kanë qenë me moral pervers, të mesmit kanë qenë të shtrënguar me tatime, robërit kanë qenë të shtrënguar nga çdo shpresë për shpëtim. ( Ky tekst është lexuar para Church Congress at Wolverhampton Kongresit Kishtar në Velrerpton, tetor 1887).

“Si mjet pastrues, i dërguar nga ana e Zotit, çoi Islamin, dhe duke i ndërruar ato besime të shtrembëruara dhe ato keqinterpretime, ka arritur t’i shkatërrojë. ”Kjo gjendje ka qenë një lloj revolti kundër atyre diskutimeve të kota teologjike dhe protestë burrëror kundër respektimit të celibatit si kurorë të devotshmërisë.
Islami ka vendos për themel të fesë madhërinë dhe unitetin e Zotit, ka shpallur nënshtrimin ndaj vullnetit të Zotit të lartë, i Cili është i drejtë dhe i mëshirshëm, përgjegjësinë personale ndaj tij në Ditën e Gjykimit, dënimin e rreptë për gabim dhe ka përcaktuar detyrën e namazit, agjërimit sadakasë dhe kryerjen e punëve të mira.

Nuk ka përkrahur virtytet artificiale, dredhitë e bëra në emër të fesë, interpretimet kërcënuese mbi moralin dhe të folurit e shtrembëruar mbi fenë.
Në vend të monarkisë ka konstituar detyrën e burrërisë. Robërve u dha shpresën e lirisë, e njerëzimit ndjenjën e vëllazërisë, dhe kështu ka konfirmuar bazat themelore të natyrës njerëzore.’’ Shih: Gforver, Byzantinich Geschichten, vëll.II. fq. 337-339,389-391,450.’’
Mbi sistemin e padurueshëm financiar nën Imperatorinë Bizantine Islami ka qenë si reaksion për sjelljet e këqija të Justinianit ndaj njerëzimit. Veçanërisht ky është shprehur ndaj krishterimit i cili e ka konsideruar Justinianin për prijës të vetin shpirtëror dhe botëror.’’

“Se krishterimi nuk është fe e mirëfilltë, do t’i ceku për këtë çështje këto dëshmi”: Shpalljet e kësaj feje i rrënojnë rregullat e një tjetre, shumë urdhëresa janë kundërthënëse njëra me tjetrën dhe realisht për shkak të palidhmërisë dhe kundërthënies arsyeja e shëndoshë i refuzon, dhe e shtynë mendjen drejt revoltës. Kurrfarë përsiatjeje nuk mund t’i ndihmojë, kurrfarë diskutimi nuk mund t’i argumentojë. Sado që t’i hulumtojmë, nuk mund të gjejmë prova as për arsyen e shëndoshë që do të na bindte, as për ndjenjat (Mas’ud, vëll.II, fq.387)
Shkruar nga Shefqet Jashari Strofci, më 07 janar 2024

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit