8.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Gaza, rritet në 24.100 numri i të vrarëve nga sulmet izraelite

Më të lexuarat

“Forcat okupuese izraelite gjatë 24 orëve të fundit kryen 12 masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke rezultuar në 132 viktima dhe 252 të plagosur”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza

 

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se të paktën 24.100 palestinezë janë vrarë dhe 60.834 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite ndaj enklavës së bllokuar që nga 7 tetori, raporton Anadolu.

“Forcat okupuese izraelite gjatë 24 orëve të fundit kryen 12 masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke rezultuar në 132 viktima dhe 252 të plagosur”, tha ministria në një deklaratë.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, 85 për qind e popullsisë së Gazës është e zhvendosur brenda vendit dhe përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Ghabreyesus, tha dje se “njerëzit në Gaza po jetojnë në ferr” dhe “asnjë vend nuk është i sigurt”.

Në një postim në X, ai u shpreh: “100 ditë pasiguri dhe frikë e pandërprerë është përtej fjalëve. Duhet bërë gjithçka për t’i dhënë fund dhunës për të parandaluar më shumë vdekje dhe lëndime të panevojshme. Lironi pengjet tani. Armëpushim TANI”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit