2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Pse na ka krijuar Allahu? Ç’është esenca e kozmosit? Pse i ka krijuar Allahu kafshët?

Më të lexuarat

Allahu i Madhëruar thotë: “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” (Kuran, 51:56). Jemi krijuar për një qëllim që do të na bëjë dobi, që është të adhuruarit e Allahut të Lartësuar. Rezultatet do të jenë në botën tjetër sipas veprave tona. Xheneti do të jetë vendbanim për vepërmirët, ndërsa zjarri i Xhehenemit për vepërkëqijtë. Ky kozmos, e tërë gjithësia është krijesë e Allahut të Lartësuar, është krijuar me përpikëri e dituri. Allahu i ka krijuar qiejt e Tokën, i përhapi planetët, i krijoi yjet si shenja orientimi, mrekulli e stoli të qiellit. E krijoi Diellin qe të na ngrohë e nxehë, që të mundësojë mbirjen e bimëve e zhdukjen e baktereve. I krijoi kafshët të nënshtruara për njeriun, i cili ushqehet nga to dhe i shfrytëzon për bartje, siç thotë Allahu i Lartësuar: “(Ai ka krijuar) edhe kuajt, mushkat dhe gomarët, që ju t’i shaloni dhe t’i mbani për bukuri. Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini.” (Kuran, 16:8).

Pra, përgatitja e tokës për të banuar njerëzit në të dhe krijimi i gjërave para se të krijohej njeriu, është nga ana e nderimit të cilin e ka veçuar Allahu për njeriun. Shtuar kësaj, të gjitha këto gjëra e lavdërojnë dhe madhërojnë me falënderim Allahun e Lartësuar, pra në vetvete janë në adhurim ndaj Allahut, siç thotë i Lartësuari: “Atë e madhërojnë shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka gjendet në to. Dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke e lavdëruar, por ju (o njerëz) nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ata. Ai, me të vërtetë, është i Butë dhe Falës.” (Kuran, 17:44).

Burimi: “Pyetjet e fëmijëve rreth besimit”
Abdullah ibn Hamed Rakef

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit