1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pse kamata është prej gjynaheve të mëdha?

Më të lexuarat

Pse kamata është prej gjynaheve të mëdha?

▪️Kamata bën pjesë te ato gjynahe që përmbajnë shfrytëzimin e nevojave të njerëzve për të marrë prej tyre atë që e ka ndaluar Allahu, sepse një i pasur i tejngopur kërkon të fitojë nga një i varfër nevojtar.

▪️Ky veprim është prej veprimeve më të ndyra dhe është si veprimi i atij që do të përfitojë nga nevoja e jetimit për kujdestari për të marrë pasurinë e tij apo nevoja e një femre për ndihmë për të luajtur me mendjen e saj apo nevoja e një të sëmuri për shërim për t’ia marrë pjesët e trupit të tij

▪️Veprime të tilla të ndyra janë gjynahe të mëdha shpërblehen me katër gjëra:

E para: Ai që e bën këtë gjë do të jetojë në këtë botë si i çmendur.

E dyta: Allahu i madhëruar ka për ti hapur atij luftë dhe në luftë me Allahun dihet se kush do të fitojë dhe kush do të dështojë.

E treta: Çfarë ka marrë në këtë mënyrë është pa bereqet dhe do ti ikë siç e ka marrë.

E katërta: Çfarë ka marrë në këtë mënyrë do të jetë zjarr në barkun e tij ditën e Kiametit.

Dr. Abdullah Nabolli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit