16.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Psikiatri në Gjermani: Nëse punëtorët e Kosovës shikojnë femra 5min në ditë, në rrugë apo telefon vendi humb 50 milion €

Më të lexuarat

Psikiatri dhe psikoterapeuti shqiptar që punon në klinika Gjermane, Liron Pepshi ka bërë një postim në facebook, ku referuar një libri të një autori gjerman që bën një analizë se sa humb Gjermania nga humbja e koncentrimit të punëtorëve meshkuj si pasojë e shikimit të femrave, ai thotë:

Postimi i plotë:
Humbja e koncentrimit në punë për shkak të fokusimit ndaj trupit të femres sipas këtij libri i kushton Gjermanisë 20 miliard € në vitë.
Sa pare i humb Kosova? Një lojë e thjesht matematikore
Nga 850.000 meshkuj në Kosovë (gjysma e 1.7 milion banorëve), rreth 75% prej tyre janë në mes moshes 18 dhe 65 vjeçare, d.m.th që mund të punojnë. Nëse secili prej tyre çdo ditë i humb nga 5 minuta duke i shiku femrat në rrugë, koleget në punë, ose femrat me veshje/vallëzim provokativë në Instagram/TikTok janë 1,163,437,500 minuta në vitë, kohë e humbur, kohë në të cilen nuk fokusohen në obligime të punes. Nëse këtë kohë e shëndrrojmë në vlerë monetare nga 3€ për orë, atehër Kosova i humb mbi 58 milion € euro në vitë. E disa meshkuj i humbin ma shumë se 5 minuta në ditë.
Në sezonin e verës ma shumë se dimrit

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit