6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

PSE JAPIM ZEKAT?! – Hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

1 – Duke dhënë zekatin, besimtari i përgjigjet urdhrit kuranor dhe kështu meriton një shpërblim të madh.
Allahu i Madhëruar thotë:
“Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe faluni me ata që falen (bini në ruku’ me ata që bien). Bekare, 43.
Në ajetin e dytë i Gjithëdijshmi thotë:
“E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).”
Tevbe, 18.

Duke u premtuar shpërblim atyre që e përmbushin obligimin e zekatit, Zoti ynë Fisnik, thotë:
“S’ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madhë te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurfarë frike as brengosje. Bekare, 277.

2- Falënderimi ndaj Allahut për begatitë e pasurisë. I Lartësuari thotë:
“Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t’ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!”
Ibrahim, 7.

Imam Tekijjuddin es-Subki thotë:
“Duke dhënë zekatin, muslimani falënderon Zotin për bekimet e Tij. Kuptimi i këtij falënderimi gjendet në të gjitha ibadetet, fizike dhe materiale, sepse Allahu i Madhëruar i ka dhënë njeriut dhuntinë e trupit dhe të pasurisë, prandaj është detyrë që ta falënderojmë Allahun për ato begati”.

3 – Pastrimi i muslimanit nga gjynahet. Zoti i Madhëruar thotë:
“Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon e sheh.”
Tevba, 103.

Në komentin e ajetit të cituar, Shejhul-Islam Ibn Tejmije thotë:
“Zekati në mënyrë të pashmangshme e pastron njeriun nga mëkatet”.
Muadh b.Xhebeli transmeton se Pejgamberi alejhis selam, ka thënë: “Sadakaja i shlyen mëkatet, sikurse uji e shuan zjarrin”. Nëse sadakaja vullnetare i fshin mëkatet, atëherë çfarë është rasti me sadakanë e caktuar, d.m.th., zekatin.

4 – Pastrimi i muslimanit nga koprracia. Imam Ebu Bekr el-Kasani thotë:
“Me dhënien e zekatit njeriu pastrohet nga mëkatet dhe mësohet me bujarinë dhe fisnikërinë dhe largon nga vetja kokëfortësinë dhe koprracinë, sepse shpirti i njeriut sipas natyrës së tij është i prirur për kryeneçësi”.
Krijuesi i Madhërishëm i kërcënoi ata që janë koprrac duke thënë:
“Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë veproni.” Ali Imran, 180.

5 – Pastrimi i pasurisë në të cilën jepet zekati.
Allahu i Madhëruar thotë:
“All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar.” Bekare, 276.

6 – Pastrimi i zemrës së të varfërve nga zilia dhe keqdashja ndaj muslimanit të pasur.
Nu’man b.Beshiri transmeton se Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Shembulli i besimtarëve në dashurinë, dhembshurinë dhe ndjeshmërinë e ndërsjellë është si shembulli i një trupi të vetëm, kur një nga organet e tij sëmuret, i gjithë trupi vuan nga plogështia dhe temperatura”.

7 – Fitimi i një shpërblimi të madh dhe gradave të larta me dhënien e zekatit. Allahu i Madhëruar thotë:
“Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet.
Bekare, 261..

Allahu na i shtoftë mirësitë e Veta dhe na bëftë falenderues edhe me dhënien e zekatit.

The post PSE JAPIM ZEKAT?! – Hoxhë Irfan Salihu appeared first on Ekonomia Islame.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit