1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Pse gratë i mbulojnë flokët(vendosin mbulesen)?

Më të lexuarat

Pyetja: Pse gratë i mbulojnë flokët?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut!

Gratë i mbulojnë flokët, sepse Allahu i ka urdhëruar të veprojnë kështu dhe nuk është e lejuar të veprohet kundër asaj që Ai thotë dhe të mos dëgjohet urdhri i Tij. Allahu i ka urdhëruar për ta bërë këtë, sepse në të ka urtësi të madhe. Një pjesë e kësaj urtësie është se mbron nderin e gruas nga “njerëzit ujqer” që kërkojnë gjah të lehtë për ta sulmuar dhe për ta gëlltitur dhe kafshata nuk mund të hahet veç në qoftë se është e përgatitur dhe e gatshme ajo është që shohim tek këto gra që e shfaqin veten, të cilat me shfaqjen e tyre i thërrasin këta ujqër të vijnë dhe të marrin çfarë të duan!

Konfirmim për këtë gjendet në fjalët e Allahut:

“…pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen…” (El-Ahzab, 59)

Në qoftë se një grua e mbulon veten, atëherë meshkujt e pamoralshëm dhe të degjeneruar do ta dinë se kjo nuk është pjesë e gjahut të tyre, kështu Allahu do t’i mbrojë dhe do të kujdeset për to.

Allahu dhe i Dërguari i Tij, salallahu alejhi ue selem, kanë dhënë vërejtje të ashpër për gratë që e shfaqin veten. Një shembull për këtë është: Ebu Hurejra ka thënë: “I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem,ka thënë:

“Ka dy lloje të banorëve të Zjarrit që ende nuk i kam parë njerëz me kamchik si bishti i lopës, me të cilin i vrahin njerëzit dhe gratë që janë të veshura, mirëpo të zhveshura, te cilat ecin me një ecje tërheqëse (joshëse, provokuese) dhe me kokat e tyre që duken si gungat e devesë, të anuara në një anë. Ato nuk do të hyjnë në Parajsë (Xhenet) dhe as që do ta nuhatin aromën e saj, edhe pse aroma e saj mund të nuhater prej sa e sa larg.” (Transmetohet nga Muslimi, 2128)

Një grua (ose një burrë) nuk duhet t’i kuptojë rregullat e Islamit me arsyet e saj që është e paaftë t’i kuptojë urtësitë e sheriatit. Ajo duhet ta dijë se çfarëdo që Allahu ka urdhëruar për të nuk përmban asgjë tjetër veç mirësisë dhe lumturisë për të, familjen e saj dhe shoqërisë së saj në përgjithësi. Është e ditur se në qoftë se gruaja i zbulon flokët, është më tërheqëse për meshkujt, e cila mund të shkaktojë dëshirë te meshkujt për të dhe bërja e akteve të pamoralshme. Islami do që shoqëria të jetë e pastër, pa provokime për dëshira, zbulimi i bukurisë së gruas e cila përmban edhe flokët e saj mund të shkaktojë tek të tjerët që ata të provokohen nga ajo dhe kështu hapet dera e së keqes dhe njerëzve të saj.

Duhet të cekim përsëri se Islam do të thotë nënshtrim ndaj Allahut. Besimtari ndjek urdhrat e Allahut, edhe pse nuk e di urtësinë pas saj ose nuk gjen asgjë që mund ta bindë arsyen e tij për atë, sepse dëgjueshmëria ndaj Zotit të tij dhe nënshtrimi ndaj urdhrave të Tij kanë prioritet mbi të gjitha gjërat e tjera dhe adhurimi është në bazë të dëgjueshmërisë dhe nënshtrimit.

Kërkojmë nga Allahu të na tregojë të vërtetën dhe të na ndihmojë ta ndjekim atë dhe të na tregojë pavërtetësitë dhe të na ndihmojë t’i shmangemi asaj!

Dhe Allahu e di më së miri.

Shejh Muhamed Salih El-Munexhid

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit