5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Pse është mëkat edhe afrimi drejt imoralitetit(zinasë), jo vetëm kryerja e tij?

Më të lexuarat

Allahu thotë në Kiran: ‘Dhe mos iu qasni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar! (El-Isra’ : 32)

El-Isra’: 32

Vëreni me kujdes! Allahu i Madhëruar na ndalon që edhe t’i afrohemi imoralitetit. Ky ndalim edhe më i fortë sesa thjesht ndalimi nga kryerja e kësaj vepre, sepse kështu ai të pengon nga të gjitha rrugët e veprat pararendëse të imoralitetit, që të shpien tek ai. Marrja e masave për prerjen e rrugëve të zina-së është një veprim i domosdoshëm, sepse Profeti (a. s. ) ka thënë: “Ai që kullot afër kufijve të ndaluar pritet që t’i shkelë ato kufij. ” Sidomos kur bëhet fjalë për këtë lloj vepre, që është nga më të vështirat për t’u përballuar nga njeriu.

Allahu i Madhëruar e ka përshkruar imoralitetin si fahishe – poshtërsi ose vepër e shëmtuar, e cila konsiderohet e tillë si në Sheriat, ashtu edhe në logjikën njerëzore të pastër. Kjo vepër konsiderohet si shkelje e të drejtës së Zotit, të gruas e familjes së saj, shkelje e të drejtës bashkëshortore dhe pastërtisë së shtratit bashkëshortor, prishje e gjakut dhe i përkatësisë farefisnore etj. Allahu thotë gjithashtu: “…dhe një rrugë shumë e keqe. ” Rruga më e keqe është rruga e atij që guxon të kryejë këtë poshtërsi të madhe.

[ Tefsiri i Sadit ]

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit