0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Profesori spanjoll kritikon votën kundër të Spanjës ndaj Kosovës: Në vend se të vepronim si Greqia e Ukraina, ne vepruam si Serbia e Azerbajxhani

Më të lexuarat

Më 24 prill, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës votoi që t’i përcjellë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Në mesin e shtatë vendeve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, përveç Serbisë, Hungarisë, Azerbajxhanit, Rumanisë, Qipros e Gjeorgjisë, ishte edhe Spanja.

Analisti spanjoll dhe profesori i universitetit të Madridit, Ignacio Molina në një postim në Twitter e ka kritikuar qëndrimin e Spanjës, duke thënë se është rreshtuar me vendet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

“Spanja ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Ne kemi votuar sikur Hungaria, Serbia e Azerbajxhani. Mund të kishim abstenuar (si Greqia, Sllovakia apo Ukraina të cilat gjithashtu nuk e njohin shtetësinë e tyre), por pse të humbim një mundësi tjetër për të gabuar?”, ka shkruar profesori Molina.

Ai më tej ka shkruar se Spanja është i vetmi vend i Evropës Perëndimore në këtë kryqëzatë absurde kundër vendit më të ri dhe më të varfër në Evropë.

“Kjo hartë se kush çfarë ka votuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duhet të vendosë të gjithë flamujt e kuq të diplomacisë sonë”, shkroi Molina.

Pro anëtarësimit të Kosovës në KiE votuan: Shqipëria, Andorra, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Islanda, Irlanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Monako, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San Marino, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit