-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Princi i Arabisë Saudite vizitë në Shqipëri

Më të lexuarat

Autoriteti Portual i Durrësit (APD) ka konfirmuar nëpërmjet një njoftimi se sot ka mbërritur në Durrës princi saudit, Alwaleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud, me jahtin e tij

TIRANË/DURRËS (AA) – Princi i Arabisë Saudite, Alwaleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud, anëtari i familjes mbretërore saudite ka mbërritur në Shqipëri në kuadër të një vizite, ku do të takohet me drejtuesit e lartë të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoriteti Portual i Durrësit (APD) ka konfirmuar nëpërmjet një njoftimi se sot ka mbërritur në Durrës princi saudit me jahtin e tij.

“Pjesëmarrës në grupin e mikpritësve, ambasadori i vendit tonë(Shqipërisë) në Arabinë Saudite, Sami Shiba tha për APD, se në anije udhëton Princi Alwaleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud. Anëtari i familjes mbretërore të Arabisë Saudite do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama-tha ambasadori Shiba”, theksohet në njoftimin e Autoritetit Portual të Durrësit.

Jahti “Kingdom” me gjatësi 74 metra ka flamurin e Arabisë Saudite dhe është regjistruar në portin e Jeddahut.

Në takimet mes princit saudit dhe zyrtarëve të lartë të vendit pritet të diskutohet për mundësinë për të investuar në Shqipëri, si dhe për projekte në fusha ndryshme mes Arabisë Saudite dhe Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit