9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Bahçeli akuzon Gjermaninë për mbështetjen e terrorizmit

Më të lexuarat

“Gjermania është “kapur në flagrancë” në mbështetjen e saj për grupet e terrorizmit si PKK-në dhe Organizatën Terroriste FETO”

ANKARA (AA) – Gjermania është “kapur në flagrancë” në mbështetjen e saj për grupet terroriste që synonin Turqinë, tha kreu i Partisë opozitare të Lëvizjes Nacionaliste, Devlet Bahçeli, raporton Anadolu Agency (AA).

Bahçeli në një konferencë për shtyp të enjten në Ankara tha se Gjermania është “kapur në flagrancë” në mbështetjen e saj për grupet e terrorizmit si PKK-në dhe Organizatën Terroriste FETO, që ka orkestruar grushtin e shtetit të dështuar të vitit të kaluar.

Refuzimi për të ekstraduar të dyshuarit e FETO-s është një nga ankesat e shumta që Turqia ka kundër Gjermanisë.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe vendeve të BE-së, veçanërisht Gjermanisë, janë dëmtuar nga një sërë mosmarrëveshjesh pas grushtit të dështuar, në të cilin 250 persona u martirizuan.

Arrestimi i disa shtetasve gjermanë, duke përfshirë një gazetar dhe një aktivist të të drejtave të njeriut, e “kanë zemëruar” Berlinin si dhe kufizimet e aksesit të deputetëve gjermanë në bazën ajrore Incirlik në Turqinë jugore kanë çuar në tërheqjen nga Gjermania të forcave të saj.

Fundjavën e kaluar, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, iu bëri thirrje turqve në Gjermani që të votonin kundër partive “anti-turke” në zgjedhjet federale të Gjermanisë gjatë muajit të ardhshëm.

Kur u paralajmërua nga ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel të qëndronte jashtë politikës gjermane, presidenti i tha atij: “Dije vendin tënd.”

Bahçeli gjithashtu mbështeti presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe partinë e tij në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) pasi kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Unioni Doganor Turqi-BE nuk do të zgjerohej dhe ndihma për Turqinë do të minimizohej.

“Turqia nuk është objekt për t’u shfryer Gjermania. MHP qëndron me qeverinë dhe shtetin në politikën e saj të jashtme, duke rënë dakord me politikat e saj drejt Gjermanisë”, tha ai.

Bahçeli, i cili gjithnjë e më shumë ka aleancë me qeverinë në muajt e fundit, tha se “gabimet” e politikanëve gjermanë nuk kaluan pa u vënë re në Turqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit