8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

PREMTIM NGA ALLAHU – Allahu i Madhëruar do ta lartësojë e forcojë të vërtetën dhe ta mposhtë të kotën!

Më të lexuarat

Allahu thotë në Kuran: – “Ne e godasim të pavërtetën me të vërtetën, e cila triumfon mbi të dhe e zhduk fare. Mjerë ju për ato që trilloni!” (Surja Enbija, 18)

“Ne e godasim të pavërtetën me të vërtetën, e cila triumfon mbi të dhe e zhduk fare.” – Allahu i Madhëruar na njofton se ka marrë vetë përsipër që ta lartësojë e forcojë të vërtetën dhe ta mposhtë të kotën. Kundër çdo të kote, për të cilën flitet e polemizohet, Allahu vendos dhe sjell argumente, dituri dhe fakte të qarta, për ta shkatërruar dhe mposhtur atë, aq sa çdokujt t’i bëhet e qartë se ajo është e kotë, siç thuhet në Kur’an: “Ne e godasim të pavërtetën me të vërtetën, e cila triumfon mbi të dhe ajo zhduket.” Ky parim qëndron për të gjitha çështjet fetare.

Sa herë që një i devijuar bën ndonjë shtrembërim në fenë e Zotit,- qoftë në arsyetimet logjike, qoftë në argumentet tradicionale – për të mbrojtur kotësinë e tij ose për të hedhur poshtë të vërtetën, do të gjesh patjetër në argumentet e Allahut fakte të prera dhe të padiskutueshme, që do ta shkatërrojnë atë mendim të gabuar, derisa kotësia e tij t’i

bëhet e qartë çdokujt. Kjo arrihet po të bësh një lexim të plotë të çështjeve të ndryshme, një për një.

– “Mjerë ju për ato që trilloni!” – Ky ajet iu drejtohet të gjithë atyre që shpifin dhe trillojnë për Zotin gënjeshtra, si, për shembull, ata që thonë se Ai ka djalë, ose ka grua, ose ka shokë e partnerë të barabartë me Të. Për të gjitha këto shpifje ju pret mjerimi, dëshpërimi e trishtimi. Gënjeshtrat tuaja nuk kanë për t’ju sjellë ndonjë fitim, ashtu siç shpresoni. Kurrë nuk do të arrini atje ku synoni, por do të ndodhë pikërisht e kundërta dhe do të dështoni në çdo hap që hidhni.

/Tefsir Imam Sa’di/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit