11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Karta që po përdor rivali i Erdoganit për balotazh

Më të lexuarat

Sirianët, si “barkë shpëtimi” për Kiliçdaroglu

Kemal Kiriçdarolu, rivali i Erdoganit, ose ndryshe baba Qemo siç po quhet ironikisht në rrjete, po përdor kartën refugjatëve sirianë për balotazhin në pritje me presidentin turk.

Me dy humbje të dielën, garën parlamentare dhe atë presidenciale, por pa u shmangur dot balotazhi, Kiliçdarolu po luan kartën e ndjeshme të sirianëve trë ikur nga lufta dhe të ardhur në Turqi.

“Ne nuk do t’ia lëmë atdheun tonë mentalitetit që lejoi dhjetë milionë emigrantë të paligjshëm të vijnë mes nesh,” tha Kilicdaroglu në një video të postuar në Twitter të mërkurën.

“Ata që e duan atdheun e tyre duhet të vijnë në kutinë e votimit,” u kërkoi Kilicdaroglu votuesve.

Ai nuk dha prova për numrin e refugjatëve, por tha se janë 10 milin e se rrezikojnë të shkojnë në 30 milion, shifra tejet të fryra.

Turqia pret popullsinë më të madhe të refugjatëve në botë prej rreth katër milionë, sipas shifrave zyrtare.

Kilicdaroglu tani e ka bërë të qartë se fushata e tij do të devijojë nga qëndrimi i mëparshëm më i moderuar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit