16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rregull i artë – Vezullo e mos u digj!

Më të lexuarat



I dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

“Shëmbulli i atij që u mëson njerëzve të mirën e harron veten është si shëmbulli i kandilit, ndriçon për njerëzit dhe djeg veten”. E transmeton Taberaniu në librin “El-muxhemul kebir” me sened hasen.

Vëlla! Puno me dijen që zotëron! Vetëm kjo të bën dobi. Ruaje veten e mos e hidh në shkatërrim për të tjerët; se provimi një herë jepet dhe llogaria një herë kërkohet. Zoti yt thotë: (O ju që besuat! Tregoni kujdes për vetet tuaja! Nuk ju bëjnë dëm ata që humbasin nëse ju udhëzoheni. Tek Allahu do të ktheheni që të gjithë dhe më pas do t’ju dëftojë për atë që patët punuar) El maide, 105.

Vëlla! Mos ji si kandili që digjet për të tjerët, por ji si dielli që vezullon vetë dhe ndriçon të tjerët.

Hoxhë Florian Leli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit