18 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Politico: Si e përdor Putini urinë si armë në Ukrainë

Më të lexuarat

Kujtimet e “Golodomor”-it, urisë së madhe të vendit, janë sjellë në luftën në Ukrainë. Me 3.9 milionë të vdekur, katastrofa kombëtare e shkaktuar nga regjimi sovjetik i Jozef Stalinit, mbetet e gdhendur pashlyeshëm në kujtesën e përbashkët të ukrainasve, teksa Putini, duke ndjekur shembullin e diktatorit të ftohtë sovjetik, përpiqet sërish të përkulë rezistencën e vendit përmes urisë.

Trupat ruse kanë shkatërruar tokë të madhe bujqësore. Aty ku dikur lulëzonin të mbjellat, tani janë mbjellë mina.

Portet e Ukrainës, vendkalimi kryesor i tregtisë së saj ndërkombëtare, kanë rënë në duart e Rusisë. Në Mariupolin e rrethuar, qytetarët kanë mbetur pa ushqim që prej 13 marsit. Asnjë kolonë ndihmash nuk ka arritur të thyejë kordonin e çeliktë të tankeve ruse.

“Rusët po përpiqen të shkaktojnë një uri të re në Ukrainë, ashtu siç bënë në vitet 1930”, tha komisioneri i BE-së për Bujqësinë, Janusz Voichevsky.

Ky shënjestrim i sektorit bujqësor të Ukrainës ka çuar në një përpjekje të menjëhershme dhe të koordinuar për të ndihmuar ukrainasit nëpërmjet organizatave ndërkombëtare. Taktikat e rusëve përbëjnë një kërcënim afatgjatë për tregjet botërore të ushqimit, veçanërisht për vendet më të varfra në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, pasi shumë vende mbështeten në importet e grurit dhe mallrave bazë bujqësore nga “hambari i Evropës”.

Prilli ka qenë historikisht një muaj në të cilin fermerët ukrainas shumë produktivë mbjellin misrin dhe lulediellin që do të korrin gjatë verës. Por tani ata janë thirrur për të luftuar, ndërkohë që ka një mungesë të konsiderueshme të plehrave, farave dhe karburantit.

Dorë ndihmëse

Ukraina po kërkon dëshpërimisht ndihmën e Evropës. Në një letër drejtuar Bashkimit Evropian, ish-ministri ukrainas i Bujqësisë Roman Lesenko bëri thirrje që të mbillen miliarda farëra si pjesë e një pakete gjithëpërfshirëse ndihme. Sipas Politico, Leshenko kërkoi në mënyrë specifike 210 milionë fara kastraveci, 400 milionë fara lakre dhe 50 miliardë fara qepë.

Sipas Leshenkos, Rusia po përpiqet të përdorë urinë si armë, siç bëri në vitet 1930.

BE, nga ana e saj, ka premtuar mbështetje për Poloninë, e cila ofron 50,000 ton naftë çdo javë për fermerët ukrainas.

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka ofruar tashmë ndihmë humanitare për qytetet Kharkiv dhe Sumy, dhe po zgjeron programin e tij me 40,000 ton ushqim në zona të tjera si Dnipro. Sipas drejtorit ekzekutivit të WFP, David Beazley, “vendi është shndërruar nga një hambar në një radhë ushqimi” dhe theksoi se nëse ndihma humanitare nuk arrin te 40 milionë ukrainasit, atëherë uria do të shkaktojë një tragjedi të madhe humanitare.

Për Dmitry Los, një drejtues biznesi dhe konsulent në kompaninë më të madhe ushqimore të Ukrainës, MIR, “vetëm ndihma humanitare nuk do të na shpëtojë”. Ai kërkoi nga BE ofrimin e kredive pa interes për 40 kompanitë më të mëdha të ushqimit ukrainas.

Sipas të dhënave zyrtare nga qeveria ukrainase, toka bujqësore mund të reduktohet në pothuajse 1/3 e totalit, nga 15 milionë hektarë në 6 milionë. Në të njëjtën kohë, ushtarët rusë kanë bllokuar furnizimin me ushqim, duke shkaktuar ngordhjen e 3 milionë pulave në rajonin Kherson.

Nuk ka rrugëdalje

Prodhimi bujqësor i Ukrainës do të ketë një ndikim jo vetëm brenda vendit, por edhe ndërkombëtarisht. Eksportet e drithërave nga portet e Detit të Zi janë ndalur. Vetëm 15% e grurit mund të transportohet me hekurudhë në Perëndim. Bashkimi Evropian po shqyrton zgjerimin e “zonave të gjelbra” përmes Polonisë deri në Detin Baltik, por deri më tani nuk është marrë një vendim zyrtar.

Ukraina mund të shmangë “Golodomor”-in për shkak të strategjisë dhe rezistencës së fortë të luftëtarëve dhe fermerëve të saj trima. Vendi ka rezerva strategjike të grurit dhe pavarësisht luftës, fermerët ukrainas në 20 pjesë të ndryshme të vendit kanë filluar mbjelljet e pranverës.

Por asgjë nuk është e sigurt për luftën. Askush nuk e di nëse këto zona do të mbeten në duart e ukrainasve deri në verë. Problemi më i madh, megjithatë, do të jetë afatgjatë dhe i pashmangshëm. Industrisë bujqësore të vendit do t’i duhen vite për t’u rikuperuar, veçanërisht nëse ajo vuan komercialisht pas përfundimit të luftës.

Për Andrei Dikun, kryetar i Këshillit Agrar të Ukrainës, “ne kemi arritur në një pikë ku çdo fermer duhet të blejë naftë për të mbjellë. Ai nuk ka para për ta bërë këtë, pasi nuk mund ta shesë grurin e tij. Rusët kanë shkaktuar dëme afatgjata në tokat tona bujqësore, shumë prej të cilave janë shkatërruar plotësisht, ose janë kthyer në fusha të minuara. Të tjerët janë plot me tanke dhe kamionë rusë të braktisur dhe të dëmtuar.”

 Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, rusët “po përpiqen të shkatërrojnë bujqësinë tonë dhe të shkaktojnë një krizë globale ushqimore jo vetëm në Ukrainë, por në botë në tërësi”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit