1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Përse në Islam ndalohet ngrënia e mishit të derrit (thiut)? –  Përgjigje nga Dr. Zakir Naik

Më të lexuarat

Përgjigje:
Fakti se konsumimi i mishit të derrit është i ndaluar në Islam është një çështje e njohur. Pikat në vazhdim shpjegojnë disa aspekte të ndryshme të kësaj ndalese juridike:

  1. Ndalimi i ngrënies së mishit të derrit në Kuran

Libri i Shenjtë, Kurani, ndalimin e mishit të derrit e përmend në jo më pak se pesë vende të ndryshme të Kuranit. Vargu kuranor që e ndalon konsumimin e këtij mishi, ka ardhur në ajetet vijuese të këtyre sureve: 2:173, 5:3, 6:145 dhe 16:115.

“Është e ndaluar për ju ngrënia e cofëtinës, e gjakut, e mishit të derrit, e mishit të kafshës që është therur jo në emër të Allahut, e mishit të kafshës së mbytur lidhur në fyt, e mishit të kafshës që është rrahur dhe ka ngordhur, e mishit të kafshës që është vrarë nga rrëzimi apo nga brirët e kafshëve të tjera, e mishit të asaj që është kafshuar nga egërsirat, përveç atyre që i therni para se të ngordhin. Gjithashtu, është e ndaluar për ju edhe ngrënia e mishit të kafshëve që janë therur për nder të idhujve apo për të kërkuar fatin në fall. Të gjitha këto që u përmendën, janë gjynah.

Sot, dëshpërohen ata që nuk besojnë dhe kanë humbur çdo shpresë, që t’ju largojnë prej fesë suaj. Mos u frikësoni prej tyre, por kini frikë prej Meje! Sot Unë përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj. Por kushdo që është i shtrënguar nga uria (dhe ha atë çfarë është e ndaluar), pa pasur qëllim të bëjë gjynah, do ta shohë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.”

Ajetet (versetet) e mësipërme të Kuranit Fisnik janë të mjaftueshme për ta siguruar muslimanin se përse është i ndaluar mishi i derrit.

  1. Mishi i derrit i ndaluar në Bibël

I krishteri duhet të ketë prirje që të jetë i bindur në shkrimet e shenjta të fesë së tij. Bibla gjithashtu e ndalon përdorimin e mishit të derrit. Në librin e Leviticus thuhet: “Edhe derrit, megjithëse e ka thundrën të ndarë, por nuk ripërtypet, mos ua hani mishin as mos ua prekni kufomat sepse ata janë të papastër për ju.” [Leviticus 11:7-8]

Mishi i derrit ndalohet në Bibël, gjithashtu, edhe në librin e Deuteronomit. [14:8]
I njëjti ndalim përsëritet në Bibël në librin e Isaias, kapitulli 65, verseti 2-5.

  1. Konsumimi i mishit të derrit shkakton një sërë sëmundjesh

Jomuslimanët dhe ateistët pajtojnë vetëm nëse binden përmes arsyes, logjikës dhe shkencës. Ngrënia e mishit të derrit mund të shkaktojë jo më pak se shtatëdhjetë lloje të ndryshme sëmundjesh. Njeriu mund të ketë një sërë krimba zorrësh si krimba të rrumbullakët, krimba të hollë-me kokë, krimba të zgjatur, etj. Njëri prej më të rrezikshmëve është Taenia Solium, i cili në terminologjinë mjekësore quhet shirit .

Ai gjen strehim në zorrë dhe është shumë i gjatë. Vezët e tij, hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe mund të arrijë gati në të gjitha organet e trupit. Nëse hyn në tru ai mund të shkaktojë humbje të memories. Po të hyjë në zemër ai mund të shkaktojë sulm në zemër, nëse hyn në sy mund të shkaktojë verbëri dhe nëse hyn në mëlçi mund të shkaktojë dëme në të. Ai mund t’i dëmtojë pothuajse të gjitha organet e trupit.

Një tjetër krimb zorre i rrezikshëm është edhe Trishina ‘Tichurasis’. Mes njerëzve është përhapur ideja e gabuar rreth mishit të derrit se nëse zihet mirë, këto vezë vdesin. Në një projekt hulumtues të bërë në Amerikë, është zbuluar se nga njëzetekatër persona që vuajnë nga Trishina ‘Tichurasis’, njëzet e dy prej tyre, e kanë zier mishin shumë mirë. Kjo tregon se vezët që gjenden në mishin e derrit nuk vdesin në temperaturën normale për zierje.

  1. Derri ka substancë trashësie

Derri ka shumë pak substancë muskulore dhe përmban shumë trashësi. Kjo trashësi depozitohet në enët e gjakut dhe mund të shkaktojë hipertension dhe sulm në zemër. Nuk është për t’u çuditur se mbi 50% e amerikanëve vuajnë nga hipertensioni.

  1. Derri është njëra prej kafshëve më të fëlliqura në tokë
    Derri është njëra prej kafshëve më të fëlliqura në tokë.
    Ai jeton dhe rritet në ndyrësi, fekale dhe fëlliqësira. Ai është pastruesi më i mirë i fëlliqësirave që ne e dimë që e ka krijuar Zoti.

Në fshatra që nuk kanë tualete moderne dhe fshatarët i vendosin kanalizimet në vende të hapura, kanalizimet e tyre pastrohen shpesh nga derrat.

Dikush ndoshta argumenton se në vendet e zhvilluara si Australia, derrat mbahen e ushqehen në kushte shumë të pastra e higjienike. Edhe pse ata janë në këto kushte higjienike, derrat mbahen së bashku (kope) në stallë. Nuk ka rëndësi se sa shumë përpiqesh që t’i mbash pastër ato kafshë, sepse ata janë të fëlliqur nga natyra. Ata hanë dhe kënaqen me jashtëqitjen e vet dhe të tjerëve afër tyre.

  1. Derri është kafsha e cila nuk ka aspak turp

Derri është kafsha më e paturpshme në sipërfaqen e tokës. Është e vetmja kafshë që i fton shokët e vet të kenë marrëdhënie intime me të dashurën e vet. Në Amerikë, shumica e njerëzve e konsumojnë mishin e derrit. Shumë herë pas mbrëmjeve të vallëzimit ata kanë shkëmbime mes grash, p.sh. shumë prej tyre thonë: “Fli me gruan time dhe unë do të fle me gruan tënde.”

Nëse han derra, atëherë do të sillesh si derrat. Ne indianët e mendojmë Amerikën si shumë të zhvilluar dhe të sofistikuar. Çfarëdo që ata bëjnë, ne i pasojmë pas disa viteve. Sipas një artikulli në revistën Island, kjo praktikë e shkëmbimit të grave është bërë e zakonshme në shumë rrethe të Bombajit.

Përktheu dhe përshtati nga anglishtja:
Hoxhë Feim DRAGUSHA (Ph.Dc)

Burimi: “ANSWERS TO NON-MUSLIMS’ COMMON QUESTIONS ABOUT ISLAM” -Spreading the Truth of Islam-

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit