-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Përfundon takimi mes Kurtit dhe ambasadorëve të QUINT-it

Më të lexuarat

E plotësuar: Ka përfunduar takimi mes ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, dhe kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti.

Takimi është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë, por se nuk ka pasur pronocim për media.

Kurti takohet me ambasadorët e QUINT-it

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar ambasadorët e shumë shteteve prezente në Kosovë.

Në mesin e ambasadorëve të pranishëm në takim janë ata të QUINT-it (ShBA, Britani, Francë, Gjermani, Itali), por edhe disa amabasadorë të tjera.

Kurti para gazetarëve tha se gjatë ditës do të takohet edhe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, por nuk tregoi se çka do të bisedohet.

“E kemi një takim me të gjithë ambasadorët e akredituar nga Qeveria, pastaj e kemi një drekë punë më emisarin e veçantë Miroslav Lajçak”.

“Ajo se çka do të diskutohet, do të iu tregojmë në fund të takimit”, tha Kurti, i pyetur nga gazetarët pas ngjarjes së lansimit të Programit të Punësimit të të Rinjve.

Më herët Kurti gjatë një interviste për Associated Press, u bëri thirrje fuqive perëndimore që të mos i bëjnë presion Prishtinës që të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, çështje që po rrit tensionet midis Kosovës dhe Serbisë.

Kurti tha se në vend të kësaj Perëndimi duhet të përqendrohet që ta bëjë Serbinë më demokratike dhe të largojë, ato që ai i quajti ide hegjemoniste të Beogradit.

Ai theksoi se Qeveria serbe duhet të pranojë pavarësinë e të gjitha ish-republikave jugosllave në mënyrë që “të përballet me të kaluarën”. Ai theksoi se Beogradi duhet të anojë më shumë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO, e jo drejt Rusisë.

Sipas tij, nëse ata e çlirojnë veten nga ideja se Kosova ende i takon Serbisë, “ata do të jenë më demokratikë, më evropianë”./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit