8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shqipëria do nisë ekipin me 38 persona në Turqi, duke përfshirë specialistë të kërkim-shpëtimit, mjekë dhe infermierë

Më të lexuarat

Kreu i Emergjencave Civile në Shqipëri, Haki Çako foli ka thënë sot se një ekip prej 38 personash është bërë gati për të shkuar drejt Turqisë që t’i vihet në ndihmë autoriteteve dhe popullit për të vijuar operacionin e kërkim-shpëtimit.

Në komunikim në Report Tv, Çako u shpreh se situata në Turqi është e rëndë duke shtuar se vazhdojnë kërkime për jetë të shumta që ndodhen nën rrënoja.

“Qeveria shqiptare, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes në kontakt intensive ka shprehur jo vetëm solidaritetin por edhe gatishmërinë për të vënë në dispozicion grupet e kërkim shpëtimit, rreth 26 forca të trajnuar. Brenda ekipeve do të ketë dhe ekipe mjekësore. Shumë shpejt këto forca të koordinuara do të nisen me një avion të posaçëm. Për pak orë besoj që do të nisen drejt destinacioneve përkatëse. 38 persona janë ekip, specialist të kërkim-shpëtimit dhe mjekë dhe infermierë. Bëhemi pjesë e dhimbjes së madhe të popullit turk por edhe me gatishmëri”, tha Çako. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit