Vizitë në një moment shumë delikat për të gjithë botën
Në mes të problemeve që Kina ka me SHBA-në, ata kanë vendosur të dërgojnë kryediplomatin e tyre në Rusi, që do të jetë vizita e parë e një zyrtari kinez në Moskë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
Kjo vizitë e Wang Yi, këshilltarit të parë të presidentit kinez Xi Jinping për politikën e jashtme, vjen në një moment shumë delikat për të gjithë botën.
SHBA, në të njëjtën kohë që po bën luftën e saj me Rusinë, ka probleme të mëdha edhe me Kinën, për objektet në hapësirën e saj ajrore që beson se vijnë nga vendi aziatik. Nga Kina, natyrisht, e mohojnë.
Yi pritet të takohet me sekretarin amerikan Anthony Blinken fundjavën e ardhshme, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, raporton CNN. /tesheshi.com/