16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Për inat të Perëndimit? Kina dërgon një diplomat të rëndësishëm në Moskë

Më të lexuarat

Vizitë në një moment shumë delikat për të gjithë botën

Në mes të problemeve që Kina ka me SHBA-në, ata kanë vendosur të dërgojnë kryediplomatin e tyre në Rusi, që do të jetë vizita e parë e një zyrtari kinez në Moskë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Kjo vizitë e Wang Yi, këshilltarit të parë të presidentit kinez Xi Jinping për politikën e jashtme, vjen në një moment shumë delikat për të gjithë botën.

SHBA, në të njëjtën kohë që po bën luftën e saj me Rusinë, ka probleme të mëdha edhe me Kinën, për objektet në hapësirën e saj ajrore që beson se vijnë nga vendi aziatik. Nga Kina, natyrisht, e mohojnë.

Yi pritet të takohet me sekretarin amerikan Anthony Blinken fundjavën e ardhshme, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, raporton CNN. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit