-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Oferta ekonomike që Rama u bëri shqiptarëve të Greqisë

Më të lexuarat

Ndër temat e cekura nga Rama të dielën në Athinë, por e patrajtuar në media, ishte ajo e një oferte ndaj emigrantëve që të investojnë në vendin e tyre, në Shqipëri, jo thjesht për atdhetari por për ekonomi.

“Ne po bëjmë gati këto kohë një program të veçantë për të gjithë emigrantët shqiptarë që duan të investojnë kursimet e tyre në fshatra dhe zona malore të Shqipërisë, për t’i kthyer shtëpitë dhe trojet atje, në hallka të zinxhirit tonë të ri të turizmit”.

Shembujt i kemi nga Thethi dhe Valbona, në Tepelenë dhe në Përmet ku me kursimet e punës në emigracion dhe falë dijes, eksperiencës, kulturës së punës së fituar larg shtëpisë ata që janë kthyer nga mërgimi kanë hapur agroturizme dhe bujtina që janë plot me turistë të cilat iu sjellin në bilancin e fundvitit shumë më shumë të ardhura sesa paga e emigracionit.

Disa janë kthyer për fare, disa të tjerë jetojnë mes shtetit ku janë dhe vendlindjes, por të gjithë e shohin se llogaria del për bukuri dhe investimi në vendlindje shpërblehet më së miri”, u shpreh ai.

Këtu, ai ceku dhe ëështjen e ikjeve, duke ia adresuar si shkak efekteve të globalizmit, duke u arsyetuar me të njëjtin fenomen dhe në vende të tjera, të zhvilluara ose në zhvillim, ashtu sië kriza e lindshmërisë në rënie. /tesheshi.com/  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit