9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

OBLIGUESHMËRIA E PREZENTIMIT TË NIJETIT TË PASTËR GJATË KRYERJES SË VEPRAVE

Më të lexuarat

Nëse nijeti (qëllimi) i robit të Allahut është i mirë gjatë kryerjes së veprave dhe përmes veprave synon përfitimin e kënaqësisë së Allahut dhe vepron vetëm për hirë të Fytyrës së Allahut, atëherë Allahu i Madhëruar e shpërblen dhe ia shumfishon shpërblimet këtij robi të sinqertë në dunja dhe ahiret.
Ndërsa, nëse nijeti i tij gjatë kryerjes së veprave ka qenë për dikë tjetër e jo për Allahun, atëherë vepra e tij është e refuzuar në Islam.
Të gjitha adhurimet ndërtohen mbi dy shtylla kryesore, që pa prezencën e tyre nuk pranohet adhurimi, e ato janë: 1. Shtylla, baza apo parimi i parë është: Ihlasi(sinqeriteti): Të vepruarit e të gjitha veprave vetëm për hirë të Allahut.
Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: انما الاعمال بالنيات. ” Veprat shpërblehen(vlerësohem) mbas nijetit(qëllimit).” (Buhariu: 1, Muslimi: 1907).
2. Kushti i dytë, është: Që vepra të jetë në përputhshmëri të plotë me sunetin e Pejgamberit, alejhi selam.
Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: من عمل عملا ليس عليه امرنا فهو رد. ” Kush vepron një vepër e cila nuk është simbas çështjes(udhëzimit) tonë, ajo vepër e refuzuar(nuk pranohet).” (Muslimi : 1718, 18).
Ti që ke agjëruar ramazanin në këto vende të bekuara(Medine dhe Meke), vende të cilat janë veçuara nga Allahu prej të gjitha vendeve që gjenden në ruzullin tokësorë, e ke kryer umren gjatë ramazanit në Meke, ke lexuar Kur’anin, ke dhënë sadaka, ke bërë shumë vepra të mira, mirëpo a thua vallë: A je ndalur dhe a e ke pyetur veten tënde, a i kam bërë tê gjitha këto vepra vetëm për hirë Fytyrës së Allahut dhe Kënaqësisë së Tij, apo jo !
A e ke pyetur veten tënde: A thua vallë a jam afruar më shumë tek Allahu me kryerjen e këtyre veprave apo jo !
Andaj, nxito lute Allahun të të furnizojë me një përfundim sa më të mirë, sepse veprat vlerësohen me përfundimin e tyre apo simbas përfundimit të tyre.
Apo, mos vallë qëllimi yt ka qenë jo për hirë të Allahut, por të të thonë njerëzit: Se ky ka kryer umren në meke në muajin e bekuar ramazan, se ky ka agjëruar ramazanin në Meke, se ky njeri është i hajrit dhe e do hajrin(punën e mirë),nëse i ke vepru këto punë pêr hirë të njerëzve dhe lavdërimeve të tyre, atëherë Allahu i Madhëruar thotë në hadithin Kudsij:
انا اغنى الشركاء عن الشرك ، من عمل عملا اشرك معي فيه غيري تركته وشركه.
” Unë jam më i pasur prej ortakëve nga shirku. Kush vepron një vepër dhe më bën ortak me dikë tjetër(në atë vepër), atëherë kjo vepër është për atë e Unë jam i distancuar nga kjo vepër”. (Muslimi: 2985).
Ti veçse je përgatitur për të udhëtuar drejt vendit tënd, je duke pritur t’i shohësh fytyrat e njerëzve, pret se do të pyesin se si kalove, ke qenë në vendin e shenjtë!
Ndalu dhe pyete veten: A thua vallë Allahu mi pranoi këto vepra? A kam ndryshuar, a më janë falur mëkatet apo jam duke u kthyer në shtëpi ashtu siç erdha( me mëkate, etj).
Sepse, pasha Allahun, po t’i pranonte Allahu vetëm dy rekate namaz që i ke falur në Qabe ashtu siç duhet, ato dy rekate do të bëheshin sebeb për faljen e Allahut, mêshirên e Tij dhe do të ishin mbrojtje për ty nga zjarri i Xhehenemit.
Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: العمرة الى العمرة كفارة لما بينهما، والحج المبرور ليس له جزاء الا الجنة. “Umreja deri në umren tjetër janë shlyerje mëkatesh të cila janë bërë mes tyre, ndërsa haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër pos Xhenetit.” (Buhariu: 1773, Muslimi: 1349).
Cilat janë shenjat e haxhit të pranuar?
Hasan el Basriu rahimehullah ka thënë: Nëse kthehesh prej haxhit në vendin tënd më i mirë seç ke qenë para haxhit.
Pra, shenjë e pranimit të haxhit është ndryshimi yt nga gjendja e kaluar, qoftë në moral, sjellje me njerëzit, adhurime, etj.
Por, në të kundërtën, nëse nuk ke ndryshuar në moral, sjellje me njerëzit, në adhurime, atëherë këto janë shenja se haxhi yt nuk është i pranuar.
Adhurimet duhet patjetër të ndikojnë tek besimtari për të mirë.
Kjo ishte krejt ajo çka pata të flas në lidhje me nijetin e pastër, shpresoj te Allahu pranimin e veprave tona dhe tuajat, dhe të na mundësoj të shtojmë adhurimet gjatë këtij muaji të bekuar Ramazan(adhurimet nafile).
Falënderimi i takon Allahut, i cili eshte i Plotëfuqishëm për çdo gjë, ndërsa salavatet dhe selamet ia dërgojmë Muhamedit, alejhi selam, familjes dhe shokëve të tij të ndershëm.
Shejh Abdullah el Humejd rahimehullah (Ligjeratë e mbajtur para namazit të teravisë gjatë muajit Ramazan, në haremin e Mekës, në Qabe).
Nga arabishtja: Suad Shabani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit