6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Nxënësit e mektebit të xhamisë GAM-GAM në Tetovë dhurojnë kursimet e tyre për Turqi dhe Siri

Më të lexuarat

Nxënësit e mektebit të xhamisë GAM-GAM në Tetovë sot kanë menduar për bashkëmoshatarat e tyre të Turqisë dhe Sirisë ku ditë më parë i tronditi tërmeti prej 7.8 ballësh ku disa humbën të afërmit e tyre e disa edhe mbetën të vdekur nën rrënoja.

“Unë erdha me qëllim që tju ndihmojë vllezërve në Turqi që kanë mbetur pa shtëpi, dhe unë kam kursyer parat e mia që tju ndihmojë atyre atje” shprehet një nga nëxënset e mektebit të Xhamisë Gam Gam të Tetovës.

“Ne nuk mund ta ndalim tërmetin, por ne mund ta ndalim luftën, andaj ndihmat dua ti dergojë për fëmijet në Siri dhe Turqi” thotë një tjetër nxënëse.

Ndryshe Xhamia Gam Gam ditën e Xhuma grumbulloi mbi 15 mijë euro para për të ndihmuar vendet si Turqia dhe Siria që u prekën nga termeti. Deri tani mbi 21 848 persona kanë humbur jetën nga tërmeti në Turqi ndërsa 3553 të vdekur janë konfirmuar në Siri, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 25,401./TS/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit