18.7 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Türkiye, një grua 85-vjeçare shpëtohet nga rrënojat 152 orë pas tërmetit

Më të lexuarat

Një grua 85-vjeçare u shpëtua gjallë nga rrënojat 152 orë pas tërmeteve shkatërruese që goditën Türkiye-n jugore të hënën, raporton Anadolu.

E moshuara me emrin İsmihan u shpëtua nga ekipet e Bashkisë Kocaeli në rrethin Antakya të provincës Hatay, një nga zonat e prekura rëndë nga tërmetet.

E mbijetuara u dërgua në spital pas nxjerrjes nga rrënojat.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë, me epiqendër në Kahramanmaraş, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Hatay, Gaziantep, Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanliurfa.

Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

Sipas shifrave të fundit, mbi 24.600 njerëz kanë humbur jetën në Türkiye dhe mbi 80.000 janë lënduar.

Ndërkaq, në Sirinë fqinje, numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 3.500, ndërsa më shumë se 5.200 janë lënduar.

/Aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit