-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Një princ Arab mbolli në tokën andaluziane palmën e parë, që është edhe paraardhësja e të gjitha palmave të Evropës

Më të lexuarat

Një princ Arab mbolli në tokën andaluziane palmën e parë, që është edhe paraardhësja e të gjitha palmave të Evropës. Ai ishte i riu Andurrahman ed Dail, pinjolli i fundit i Emevitëve dhe një prej sundimtarëve më të mëdhenj. Është ai që shpreh mallin për vendin e tij (Sirinë) në këtë poemë të trishtë!
Njëlloj si ti, o dru plot hijeshi,
Nga vëllezërit jeton veçmas, në mërgim,
Dhe mua një hapësirë pa anë më ndan
Nga miqtë e paharruar, nga fisi im.
Ti mbi një tjetër truall po hedh shtat,
Sikurse unë nga t’afërmit jam larg.
Sa shumë që i ngjan tëndit fati im
Eti portreti im je, pa dyshim.
Shiun ta dhuroftë më e rënda re
Që në qiell rrotull vjen kur vetëtin
E yjet tret, shpërhap e shkrin
Nëpër përrenj të saj e në rrëke!

“Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin” fq 337

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit