Erl Murati
E imagjinoni dot kryeministrin e Greqisë të padisë për shpifje kryeministrin e Qipros? Po kryeministrin e Serbisë të padisë Milorad Dodikun e të ashtuquajturës “Republika Srpska”?
Nuk ndodh kurrë, sepse pavarësisht replikave, polemikave a qejfmbetjeve, për ta prevalon interesi kombëtar. Ata e duan vendin e tyre më shumë se imazhin e tyre.
Po ne, pse nuk padisim Aleksandër Vuçiqin që thotë se “masakra e Reçakut është sajesë”? A nuk është kjo shpifje?
Pse nuk padisim kryeministren serbe, Brnabiq, që i quan shqiptarët “njerëz të zbritur nga mali?” A nuk është kjo shpifje?
Pse nuk padisim presidentin grek, Pavlopulos, i cili nuk lë rast pa i quajtur çamët “kriminelë që ndihmuan nazistët”? A nuk është kjo shpifje?
A po, paditëm “Bild”-in se na nxori zbuluar pehlivanët e Dibrës me dosjen 184. Dhe Ramush Haradinajn pse gjaku i dy vëllezërve të vrarë nga serbët i dhimbet më shumë se karrigia e kryeministrit. Pak javë pasi qeveria e tij mori vendimin të dhurojë 500 mijë euro për viktimat e tërmetit.
Ç’trishtim.