0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

NISIN DISKUTIMET MBI MASËN 1.5 TË PAKOS SË RINGJALLJES EKONOMIKE

Më të lexuarat

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pritur sot në takim përfaqësues të bizneseve për teknologji informative në vend, anëtarë të STIKK dhe ICK, me të cilët ka biseduar mbi operacionalizimin e masës 1.5 të Pakos për Ringjallje Ekonomike, Trajnimi dhe punësimi në TI.

Kjo masë ka për qëllim orientimin e talenteve të reja drejt fushës së TI-së, me ç‘rast Qeveria do të ofrojë kuponë me anë të të cilëve mund të ndiqen kurse për TI apo trajnime në praktikë. Atyre që përfundojnë kursin apo trajnimin me sukses, do t’u ofrohet mbështetje në punësim për 3 muajt e parë.

Ministri Murati tha se punësimi dhe aktivizimi i të rinjve në Kosovë është prioritet i Qeverisë, ku rëndësi të madhe i është dhënë zhvillimit në fushën e teknologjisë informative.

Këto përpjekje të Qeverisë po bëhen për të përgatitur vendin për një të ardhme digjitale dhe për të mbështetur edukimin e talenteve të reja në këtë fushë”, tha ai.

Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, e shpalosur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka fokus parësor fuqizimin e të rinjve në ekonomi. Ndër të tjera, në këtë pako përfshihen tri masa kyçe të cilat drejtpërdrejt prekin të rinjtë, gjegjësisht skema e punësimit të garantuar për të rinjtë, skema e granteve për zanatet, dhe trajnimi dhe punësimi në TI.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit