12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

KURTI NDERON DEMAÇIN NË TREVJETORIN E VDEKJES

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur lule të freskëta dhe ka bërë homazhe para varrit të veprimtarit që jetën ia kushtoi çështjes kombëtare.

Ai nderoi jetën dhe veprën e Adem Demaçit, në trevjetorin e vdekjes së tij.

Kurti vlerësoi personalitetin e Demaçit si simbol i rezistencës dhe kontributin që dha ai për çështjen kombëtare.

Sot janë bërë tri vjet që kur ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës. I njohur si simbol i rezistencës kombëtare, i ndjeri Adem Demaçi sot do të mbushte 85-vjeç.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990-1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).

Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, u shndërrua në një personalitet të përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare. Ai ka shkruar romanin “Gjarprijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjetë.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit