9.1 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

KURTI PRANON TELEGRAM NGUSHËLLIMI NGA KRYETARI I QYTETIT SLAVONSKI BROD

Më të lexuarat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një telegram ngushëllimi nga Mirko Duspara, kryetari i qytetit Slavonski Brod.

Në telegram, kryetari Mirko Duspara i ka shprehur kryeministrit Kurti ngushëllime të sinqerta në emër të tij dhe të qytetit Slavonski Brod, për aksidentin e djeshëm tragjik në afërsi të këtij qyteti, ku humbën jetën dhjetë bashkatdhetarë të cilët udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë.

 

I nderuar Kryeministër,

Me keqardhje të madhe mora lajmin për aksidentin e tmerrshëm të trafikut afër qytetit tonë Slavonski Brod në të cilin, për fat të keq, humbën jetën 10 persona.

Në këto kohë të vështira për familjet dhe miqtë e viktimave, ju lutem pranon ngushëllime të sinqerta në emrin tim dhe në emër të qytetit Slavonski Brod.

Me respekt,

Mirko Duspara

Kryetar i Slavonski Brod

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit