Mandla Mandela, nipi i presidentit të parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, palestinezëve i bëri thirrje që në luftën e tyre kundër “regjimit të aparteidit” të Izraelit, të ndjekin mënyrën jugoafrikane.
Mandela, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tregoi se jugoafrikanët në vendin e tyre me vite kanë jetuar nën regjimin e aparteidit, por kanë mundur ta fitojnë duke u bashkuar.
“Për të bashkuar të gjithë popujt e shtypur të Afrikës së Jugut brenda kufijve kombëtar, kishim patjetër të forcojmë radhët. U bëmë një zë. Shtypja na mundësoi që të jemi efektiv në strategjinë tonë”, tha ai.
– Ambasadorët aktivë
Ai më tej theksoi se jugoafrikanët që jetonin jashtë vendit gjatë regjimit të aparteidit kanë qenë “ambasadorë aktivë për luftën çlirimtare”. “Ata u mobilizuan dhe punuan shumë që të njoftojnë botën në lidhje me egërsinë e bërë ndaj njerëzve të pafajshëm të Afrikës së Jugut”, u shpreh Mandela.
Mandela theksoi se këto përpjekje kanë mundësuar që të mund të fillojnë fushata solidariteti dhe mbështetje globale për kauzën e jugoafrikanëve.
Sipas atij, një ndër fushatat ishte edhe “Lironi Mandelën”, që kishte për qëllim lirimin e të gjithë burgosurve politikë.
“Kjo mundësoi bojkotimin e produkteve dhe aktiviteteve sportive në Afrikën e Jugut”, u shpreh ai në lidhje me Lëvizjen Kundër Aparteidit.
– Model për palestinezët
Mandla Mandela, beson se lufta e Afrikës së Jugut ndaj sundimit të pakicës së bardhë, mund të jetë një model për palestinezët që i rezistojnë pushtimit të Izraelit që vazhdon dhjetëra vite.
“Sot jemi dëshmitar të fytyrës së shëmtuar të aparteidit të Izraelit. Botës i themi se si kemi rrëzuar regjimin e aparteidit në Afrikën e Jugut ashtu mund ta bëjmë edhe kundër regjimit të aparteidit në Izrael”, u shpreh Mandela.
Ai i bëri thirrje të gjitha grupeve politike në Palestinë që të bashkohen kundër pushtimit izraelit. “Në mesin e palestinezëve bëjmë thirrje për unitet. Duhet të lënë të shikojnë njëri-tjetrin në linjë partiake dhe duhet të bashkohen”, theksoi Mandela.
Mandela, gjithashtu bëri thirrje për palestinezët në diasporë që të luajnë rol aktiv në zbulimin e persekutimit të bërë ndaj palestinezëve. “Gjashtë milionë palestinezë që jetojnë jashtë vendit mund të bëhen ambasadorë që njerëzit në gjithë botën të mbështesin synimet e tyre”, tha Mandela.
“Aparteidi është një krim global dhe me fytyrën e shëmtuar, veçanërisht atë në Izrael, është detyra jonë që të çojmë këtë në çdo lloj gjykate (ndërkombëtare)”, theksoi ai.