9.5 C
Pristina
Wednesday, October 9, 2024

Një dorështrëngim jo thjesht i gabuar, i turpshëm!

Më të lexuarat

Presidenti i një shteti që ka vrarë edhe bashkëjetesën në Tokën e Shenjtë, themeluar në shekuj nga muslimanët

Do ishte ngushëlluese nëse në një ceremoni zyrtare nga ana e Bashkisë së Tiranës për presidentin izraelit Isaac Hercog, do ishin të gjithë përfaqësuesit e besimeve kryesore në Shqipëri, por aty, për sajesë a rastësi u ndodhën vetëm ai musliman e ai bektashi. Për këtë të dytin nuk ia vlejnë komentet e kritikat, por për të dytin duhet të vësh ulërimën. Në kulmin e një mizorie ne Gaza, në një luftë me në thelb urrejtjen fetare, pra të hebrenjve ndaj muslimanëve, shndërruar në politikë zyrtare nga një shtet pushtues siç Izraeli, nr. 2 i KMSH-së shkon të nderojë presidentin e këtij shteti, tashmë dhe nën akuzë për gjenocid.

Taulant Bica, në fakt një askush në jetën islame shqiptare veç një pozite zyrtare, qënë aty si gylenist e jo për ndonjë meritë te veçantë, vetëposhtërohet e i përcjellë një ndjenjë vetëposhtërimi dhe muslimanëve, duke marrë pjesë në aktivitetin e Bashkisë së Tiranës për nder të Hercogut, me saktë në përkujtim të asaj se ç’bënë shqiptarët për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Do ish e dinjitetshme prania e tij aty vetëm nëse do i jepej fjala dhe nëpërmjet saj do kumtonte atë gjysmën tjetër që nuk thuhet kur përmendet zemra e madhe e shqiptarit ndaj hebreut në ditë të vështira, atë që ai shqiptar ishte musliman. Sepse ishte ajo kohe kur shqipari ishte i dinit dhe imanit, e ato familje që strehuan hebrenj ishin të tilla, ishin prej familjeve tipike muslimane. Por kjo nuk thuhet dhe jo pa qëllim, siç vetëkuptohet. Po pse dyhej të ishin aty dy klerikë, cili ishte mesazhi?

Edhe nëse do ishin të katërt, prapë, cili është mesazhi përballë presidentit të një shteti që ka shkatërruar çdo lloj bashkëjetese në tokën e shenjtë, fetare e jo fetare, veç asaj që mbajnë ende gjallë muslimanët e të krishterët, një bashkëjetesë themeluar nga muslimanët në atë tokë, të vetmit që për sa e kanë qeverisur ndër shekuj e kanë mbajtur atë në paqe dhe në model të përkryer bashkëjetese?

Përfaqësuesit e besimeve aty, dy apo katër, duhej të ishin përballë presidentit hebre vetëm për një mesazh, në thelb denoncues, që t’i tregonin atij turpin e madh në histori që po shkruan shteti i tij. Kaq. /tesheshi.com/        

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit