6.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Flamuri kombëtar në kalanë e Ohrit, dëbohet dhe gjobitet shqiptari

Më të lexuarat

Alsat mëson se nga dy të ndaluarit në stacionin policor të Ohrit, në lidhje me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në Kalanë e Samoilit në Ohër, njëri nga ata veç më është dënuar me gjobë dhe i është ndaluar për 5 vjet hyrja në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për Gjergj Prenkocajn, 50 vjeç, shtetas i Zvicrës me prejardhje nga Kosova. Ai bënte pjesë në grupin e valltarëve arbëreshë të ardhur nga Italia që këto ditë po qëndrojnë në Ohër dhe Strugë.

Avokati i tij, Ardian Demiri, konfirmoi se klientit të tij i është shqiptuar masa e ndalim hyrjes për 5 vjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe një gjobë prej 1 100 eurosh e cila është paguar menjëherë në Gjyqin e Ohrit. Para pak minutash ai është larguar nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet pikës kufitare të Qafë Thanës, i shoqëruar nga policia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit