7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Britani, portreti i Sulltan Sulejmanit do të shitet në ankand

Më të lexuarat

Disa nga shembujt më të mirë të veprave të artit nga bota islame, duke përfshirë një portret të sulltanit osman Sulejmanit të Madhërishëm, do të vihen në shitje në ankand në shtëpinë e famshme britanike të ankandeve Sotheby’s.

Koleksioni i titulluar “Artet e Botës Islame” përmban 311 vepra që do të gjejnë pronarët e rinj në ankandin që do të mbahet më 1 maj.

Portretit i Sulejmanit të Madhërishëm, që mendohet se është pikturuar nga një nga ndjekësit e piktorit të njohur italian Gentile Bellini duke u bazuar në përshkrimet e diplomatëve venecianë që vizitonin pallatin osman, vlerësohet në rreth 250.000 – 350.000 funta.

Një shembull i rrallë i pjatës së poçerisë së njohur si “Briri i Artë” nga Izniku, i cili daton rreth vitit 1530, është vepra më e vlefshme në koleksion, pasi vlera e saj është përcaktuar nga 300.000 deri në 500.000 funta.

Sipas Sotheby’s, herën e fundit kur një pjatë e ngjashme u pa në ankand ishte në vitin 1986 dhe një tjetër shembull gjendet në koleksionin e Muzeut Britanik.

Ekspertja e shtëpisë së ankandeve për artin e Lindjes së Mesme dhe atë Islam, Alexandra Roy, thotë se portreti i Sulejmanit të Madhërishëm dhe pjatës nga Izniku janë produkte që datjojnë nga e njëjta periudhë, duke shtuar se poçeria e Iznikut përjetoi epokën e saj të artë gjatë sundimit të këtij sulltani.

Duke folur për AA, Roy tha se koleksioni që do të vihet në ankand përmban vepra nga një periudhë që shtrihet nga shekulli i nëntë deri në shekullin e 19-të dhe u përkisnin koleksionistëve nga Evropa dhe Lindja e Mesme.

Ankandi gjithashtu do të prezantojë disa pushkë dhe shpata osmane, piktura që përshkruajnë kurorëzimin e Sulltan Selimit të Tretë dhe një karvan ushtarak, përfshirë Sulltan Muratin e Tretë, si dhe shumë gurë dhe bizhuteri.

Një miniaturë e rrallë e Kuranit nga rajoni i Afrikës së Veriut, Lindjes së Afërt ose Persisë, që daton nga shekulli i dhjetë, do të shitet me çmim 70.000 – 90.000 funta.

Koleksioni përmban shumë pjesë të tjera të veprave të artit nga India e deri në Marok dhe nga Evropa deri në Azinë Qendrore.

Ankandi më 1 maj do të jetë gjithashtu i hapur për oferta në internet./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit