0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nga ngjarjet historike islame që kanë ndodhur në Ramazan : çlirimi i Andaluzizë

Më të lexuarat

Në ditën 1 Ramazan të vitit 92 Hixhrij, muslimanët çliruan Andaluzinë nga udhëheqësi heroik Tarik ibni Zijad, Allahu e mëshiroftë, dhe e sunduan atë përrreth 8 shekuj.
Nën halifatin e prijësit Musa ibni Nusair, ushtria islame, e përbërë nga vetëm shtatë mijë luftëtarë, të udhëhequr nga Tarik bin Zijad, u nis në vitin 92 hixhrij drejt Andaluzisë, një vit pas fushatës së suksesshme eksploruese të udhëhequr nga Turejf ibni Malik, e cila rezultoi në identifikimin dhe njohjen e rajonit Andaluzian.
Ushtria islame kaloi ngushticën, e cila më vonë u quajt: “Ngushtica e Gjibraltarit” dhe ky ishte mali ku zbriti komandanti heroik Tarik ibnu Zijad, Allahu e mëshiroftë, duke u nisur për në “Ishullin e gjelbër”. Atje takoi ushtrinë jugore të Andaluzisë, e cila po mbronte ushtrinë krishtere në atë rajon. Në fillim Tarik bin Zijadit u ofroi të hynin në Islam ose të dorëzoheshin dhe të paguanin haraçin (xhizjen) muslimanëve duke qëndruar në fenë e tyre, ose do ti luftonte. Ata refuzuan dhe nuk pranuan veçse të luftonin. Lufta ishte e ashpër dhe pati qëndresë nga të dy palët derisa muslimanët fituan. Duke parë situatën dhe humbjen që pasuan, komandanti i kësaj ushtrie i dërgon një letër urgjente Loderikut që ndodhej në Toledo, kryeqyteti i Andaluzisë në atë periudhë, duke i kërkuar ndihmë.
Muslimanët përparuan nga ana veriore derisa arritën në afërsi të Kordobës (Kurtubes) dhe aty Loderiku e kuptoi rrezikun që po i kanosej, kështu që ai nxitoi në Toledo dhe mobilizoi forcat. Ai dërgoi një forcë ushtarake të udhëhequr nga nipi i tij për t’i përballë ushtrisë muslimane. Mes tyre shpërthyen luftime të ashpra, të papara ndonjëherë në afërsi të ishullit të Gjibraltarit. Muslimanët luftuan me heroizëm dhe e shpartalluan këtë ushtri duke vrarë edhe udhëheqësin e saj. Disa prej tyre ia arritën të shpëtonin dhe u larguan dhe erdhën te Loderiku duke informuar për rrezikun që po vinte nga jugu. Loderiku mblodhi një ushtri prej njëqind mijë kalorësish. Kur Tarik ibnu Zijadi pa ushtrinë e të krishterëve, i kërkoi ndihmë Musa ibnu Nusejr, i cili Musa i dërgoi atij një ushtri prej pesë mijë luftëtarësh trima të udhëhequr nga heroi Turejf ibnu Malik.
Kështu shpërtheu beteja dhe muslimanët treguan një paraqitje të fortë, megjithëse shumica e muslimanëve ishin këmbësor pa kuaj. Beteja zgjati plotë tetë ditë. Një numër i ushtrisë së Loderikut iu bashkuan muslimanëve, si shenjë urrejtje dhe si një hakmarrje ndaj tij; kështu që ushtria e tij e humbi kontrollin dhe në mesin e tyre pati ç’rregullime dhe u përhap paniku.
Loderiku e la luftën e iku dhe pjesa tjetër e ushtrisë së tij iku pas tij, ndërsa shpatat e muslimanëve i korrnin ata kudo.
Pas kësaj beteje nuk u gjet asnjë gjurmë e Loderikut as gjallë e as i vdekur. Në këtë betejë ranë dëshmorë tre mijë muslimanë.
Muslimanët korrën një fitore të madhe, e cila ndodhi në muajin e Ramazanit në vitin 92 Hixhrij dhe shënoi një ngjarje historike islame të paharruar në Evropë.


/HarizAllkoci

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit