13.6 C
Pristina
Sunday, October 13, 2024

Koha për një rishikim ditor!

Më të lexuarat

Kaloni 10-15 minutat e fundit të çdo dite të Ramazanit duke rishikuar ditën tuaj. (Ky mund të jetë një praktikë e thjeshtë mendore ose e shkruar).

Nëse dita juaj ishte produktive, pyesni veten se çfare shkoi mirë. Cilët ishin përbërësit që e bënë produktive këtë ditë? Si mund ta përsëris ketë përvojë çdo dite? Mos harroni të falenderoni Allahun e Lartësuar që ju bekoi me një ditë produktive. E, nëse nuk ishte produktive, pyesni veten se çfarë shkoi keq. Si mund ta shmang përsëritjen e një dite të tillë gjatë Ramazanit? Kërkojini Allahut të Lartësuar t’ju ndihmojë t’i bëni ditët tuaja të ardhshme produktive.

Rinovoni synimin tuaj dhe jini pozitiv se, nëse ju jepet jeta, e nesërmja do të jetë më e mirë. Ju duhet të dëshironi që vazhdimisht të jeni në zhvillim dhe përmirësim për çdo ditë të Ramazanit, në mënyrë që në 10 ditët e fundit të jeni në kulmin tuaj, në dashtë Allahu !

/30 këshilla për një ramazan produktiv dhe pa gabime/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit