Zhvendosje në botën tjetër pas kryerjes së Umra-s
Siriani Ghazi Jassim Shehadeh udhëtoi me biçikletë për në Mekë, ku pas kryerjes së Umra-s u zhvendos në jetën e përtejme.
Jassim Shehadeh e nisi udhëtimin e tij për në Medinë dhe Mekë nga Gjermania ku jetoi si refugjat pasi u dëbua nga vendlindja e tij Homs në Siri.
Jasimi ishte 53 vjeç dhe udhëtimi i tij për në Mekë zgjati 73 ditë.
Familjarët e Jasimit thonë se ai vdiq natën e Israsë dhe Mi’raxhit, pra më 17 shkurt dhe pikërisht afër Mekës, ku dhe u varros. /tesheshi.com/