4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Nga erdhëm ne? Pse jemi këtu në këtë botë? Ku është destinacioni ynë përfundimtar?

Më të lexuarat

Pyetja: A mund t’u përgjigjet Islami pyetjeve në të cilat mendjet njerëzore nuk kanë arritur të gjejnë përgjigje, si: Nga erdhëm ne? Pse jemi këtu në këtë botë? Ku është destinacioni ynë përfundimtar?

Përgjigjja: Islami u është përgjigjur të gjitha këtyre pyetjeve në një ajet të Kuranit fisnik, ku Allahu i Madhëruar ka thënë: “Përse të mos e adhuroj Atë, i Cili më ka krijuar e tek i Cili do të ktheheni të gjithë?!” [Surja Jasin: 22]

Nga ke ardhur ti? Allahu më krijoi mua: “… i Cili më ka krijuar…”

Ku do të shkoj pas vdekjes? Te Zoti im që të më llogariten veprat e mia: “… e tek i Cili do të ktheheni të gjithë.”

Pse keni ardhur në këtë botë? Për të adhuruar Allahun dhe për t’u sprovuar.

Pse duhet ta adhuroj Allahun? Është e natyrshme që unë të adhuroj Allahun që më krijoi, sepse kjo është natyra e raportit ndërmjet robit dhe Zotit të tij: që robi të adhurojë Zotin dhe Krijuesin e tij. “Përse të mos e adhuroj Atë, i Cili më ka krijuar?”

Është një varg i vetëm që kombinon përgjigjen në të tri pyetjet më domethënëse të cilat njerëzimit i duken hutuese: “Përse të mos e adhuroj Atë, i Cili më ka krijuar e tek i Cili do të ktheheni të gjithë?!” [Surja Jasin: 22]

 

Dr. Hejthem Talat Libri :”Islami dhe ateizmi ballë për ballë”

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit