22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Nga Afua HIRSCH*: Mesut Özil tregon përse minorancave u duhet lejuar më shumë se një identitet

Më të lexuarat

Thuhet shpesh se njerëzit me ngjyrë ia dalin kaq mirë në sport, në vendet ku ata janë në minorancë, për shkak se kjo u ofron mundësinë e vetme që ata kanë për të konkurruar në një fushë loje vërtet të niveluar. Ky është një thjeshtëzim sigurisht: fusha e lojës nuk është tërësisht e niveluar, aspak, pasi historitë e panumërta dhe të herëpashershme për racizëm të hapur, që nga futbolli deri tek tenisi dhe atletika, janë dëshmi. Dhe nëse ka një gjë që kanë zbuluar ngjarjet e fundit, ajo është se ndërsa sporti mund të jetë më shumë meritokratik sesa vendet e tjera të punës, për njerëzit me ngjyrë shpërblimet janë ende me kushte.

Futbollisti Mesut Özil ndjen se ai është penalizuar për krenarinë që ka për Turqinë, kombin e trashëgimisë së tij, nga ana e Gjermanisë, kombin e shtetësisë. Ky episod ka hapur një dritare emotive në atë sesa i pasigurtë mund të jetë statusi kombëtar. “Unë jam gjerman kur ne fitojmë, por unë jam një emigrant kur ne humbasim”, tha Özil, ndërsa njoftonte largimin e tij nga ekipi kombëtar pas kritikave për performancat e tij të fundit.

Özil, një pjesëtar kyç i ekipit gjerman që fitoi Kupën e Botës 2014, ishte përballuar me pasoja përpara turneut të këtij viti pasi kishte pozuar për një foto me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan – drejtues i vijës së ashpër që akuzohet për abuzime me të drejtat e njeriut. Por, problemi që gjermanët kanë me Özil duket se ka të bëjë më shumë me deklarimin e aleancës kulturore me kombin turk.

Nuk ka nevojë të pozosh me një president që konsiderohet problematik për të përjetuar këtë mohim. Nuk do ta harroj kurrë mënyrën sesi Mo Farah – vrapuesja britanike e distancave të gjata që iu përafrua statusit të thesarit kombëtar pas fitoi dy medalje të arta në Olimpiket e vitit 2012 – u bë menjëherë “somalezja Farah” kur u ngritën dyshime për teknikat e trajnimit të saj.

Ka shumë shembuj të tjerë. Ben Johnson, rekordmeni i 100 metrave, ishte kanadez derisa sa iu ndalua garimi për doping, moment prej të cilit i referoheshin gjerësisht si “xhamajkani”. Yannick Noah, kampioni i  tenisit në French Operan, që në një farë pike u duk se do të dominonte botën, u bë një kamerunas kur kjo ëndërr skadoi.

Përvoja franceze është pothuajse specifike, siç na kujtojnë grindjet rreth përshkrimit nga komediani afrikano-jugor Trevor Noah i triumfit të Francës në Kupën e Botës si fitore për kontinentin afrikan. Franca ka mjeshtëruar artin e hipokrizisë me qëndrimin e saj zyrtar “ne nuk e shohim racën”. Në vend të kësaj, pjesëtarët e minorancave stigmatizohen si njerëzit e emigracionit – thjesht një mënyrë tjetër për t’i tjetërsuar ata.

Ky paragjykim është ngulitur në terminologji në të gjithë Europën. Minorancat e dallueshme në Britani etiketohen “emigrantë”, ose nëse ata kanë lindur në këtë vend, “emigrantë të brezit të dytë”. Megjithatë, “indigjenë” është një term i pakumptimtë për një komb të formuar nga mijëvjeçarë emigracioni. Ndërkohë, britanikët konsiderohen jashtë vendit, si bashkëatdhetarë.

Në Holandë, populli minorancë holandez ishte deri kohët e fundit “allochtoon”, një fjalë që shumë prej tyre e urrente për shkak se –nëse fillimisht synonte për mirë – gjithë perceptohej si një mënyrë për t’i dalluar nga “indigjenët” e bardhë holandezë dhe pasardhësit jo të bardhë të emigrantëve.

Në Gjermani, ekzistojnë “Gastarbeiter” – të cilët u ftuan nga Turqia për të kompensuar mungesën e forcës së punës gjermane, por që prania afatgjatë e të cilëve në vend nuk është pranuar plotësisht. Jo habitshëm, një pjesë e fëmijëve të tyre ndjejnë lidhje emocionale me Turqinë. (“Unë kam dy zemra”, ka thënë Özil), megjithatë Gjermania vendosi që aleancat e dyfishta nuk ishin më të leverdishme.

Gjermania nuk po vendos dot se çfarë duhet të bëjnë fëmijët e atyre që i ka trajtuar prej shumë kohësh si qytetarë të dorës së dytë, me të drejtat që kanë fituar tashmë. Edhe Britania, dhe as Franca. Edhe liderët e vendeve evropiane që shpikën kategoritë racore – të nevojshme për qëllimet e vetë planeve të tyre të skllavërimit dhe kolonializmit – duhet që të vendosin paanshmërisht që ato nuk janë më të rëndësishme, tashmë që u është bërë e paleverdishme që të përballen me trashëgimin e vetë krijimit të tyre.

Ne duhet të përcaktojnë identitetet tona, aleancat tona dhe marrëdhëniet tona me trashëgiminë. Identiteti i Özil edhe si gjerman, edhe si turk – përveçse është përsosmërisht logjik – është edhe e drejta e tij për të shprehur veten. Francezët me origjinë afrikane e kanë fituar të drejtën për francezërinë e ture pa kushte, luajnë ose jo futboll, dhe asnjë francez nuk mund t’i ndalojë ata të shënojnë të qënit pjesë e diasporës afrikane.

Kjo ka rëndësi. Në Britani, për shembull, shumë njerëz me ngjyrë përfitojnë nga beteja që prindërit dhe gjyshërit përballën për të siguruar shtetësinë dhe sigurinë ekonomike – edhe pse skandali më i fundit Windrush na kujton që beteja ende nuk ka përfunduar – dhe tani ne kemi luksin e zgjedhjes sesi duam ta kemi vetë-identitetin. Dhe shumë prej nesh janë në fakt, duke u afruar më ngushtë me vendet e origjinës, pavarësisht se kurrë nuk kanë jetuar atje.

Nuk ka asgjë veçanërisht të pazakontë në lidhje me këtë. Lidhje të ngjashme mund të gjenden në diasporat irlandeze dhe italiane në Amerikë, dhe tek populli hebre ngado. Por për disa arsye konsiderohet më problematike kur njerëzit me ngjyrë dëshirojnë të organizohen rreth trashëgimisë së tyre kulturore apo kombëtare. Është pjesë e një besimi se në një farë mënyre, Britania na bëri favor duke na lejuar të vijmë në këtë vend, me fytyrat tona të kafenjta, besimet e çuditshme dhe gjithçka tjetër, për të cilin ne duhet të jenë mirënjohës në mënyrë unike.

Problemi është se vendet evropiane nuk “lejuan” hyrjen e emigrantëve, ato kishin nevojë për njerëz që të rindërtonin vendet e tyre, duke ofruar në këmbim rroga të ulëta dhe kushte të varfra jetese. Pasardhësit e atyre punëtorëve janë ende duke proceduar racizmin, paragjykimin dhe dizavantazhet që rezultuan. Por, një gjë që askush nuk mund ta mohojë është ajo se çfarë ne vendosim për atë se kush jemi.

*Afua Hirsch është kolumniste në gazetën britanike “The Guardian”.

Përktheu: Juli Prifti -/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit