-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Nga 1 korriku hiqet tarifa “Roaming” në Ballkanin Perëndimor

Më të lexuarat

Duke filluar nga 1 korriku i këtij viti, tarifa celulare “Roaming” në vendet e Ballkanit Perëndimor do të hiqet. Kështu, qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës nuk do iu duhet më që të rimbushin celularin e tyre me tarifa shtesë për ta përdorur  brenda këtyre shteteve.

Lajmin e ka bërë publik ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i cili shkruan se ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian. Soreca thotë se për ta përfituar këtë shërbim, qytetarët duhet të kenë bateri në celularin e tyre.

 

“Nga 1 korriku hiqen tarifat Roaming në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë. Duhet të keni diçka në mendje: Të keni celularin me bateri plot”, shkruan Soreca.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit