13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

 A lejohet mbajtja e qenit në shtëpi?

Më të lexuarat

Pyetje:

A lejohet mbajtja e qenit? Çfarë duhet të bëjmë në rast se duam ta dëbojmë qenin, por ai nuk largohet nga shtëpia?

***

Përgjigje:

Mbajtja e qenit në shtëpi, me përjashtim të disa rasteve të veçanta, si psh: për gjah, për ruajtjen e bagëtisë apo shtëpisë, është e ndaluar rreptësisht. Profeti ﷺ ka thënë se mbajtja pa nevojë e qenit në shtëpi, bëhet shkak që sevapet e të zotit të qenit të pakësohen çdo ditë nga një kirat. Pakësimi i sevapeve (si dhe marrja e gjynaheve) tregon se vepra që e shkakton këtë gjë është e ndaluar.

Mbajtja e qenve nuk është kulturë apo përparim, siç mendojnë disa muslimanë, të cilët mundohen të imitojnë verbërisht jomuslimanët, sepse qeni është kafshë e papastër. Profeti ﷺ na ka lajmëruar se ena, në të cilën ka pirë një qen, duhet të lahet shtatë herë me ujë dhe një herë me dhe.

I këshilloj të gjithë këta njerëz, që t’i largojnë qentë nga shtëpitë e tyre, nëse nuk kanë nevojë vërtet për ta. Dhe nëse qeni nuk largohet nga shtëpia, atëherë i zoti i tij nuk ka detyrë ta ushqejë atë. Nëse vepron në këtë mënyrë, ka shumë mundësi që qeni të qëndrojë një kohë tek dera e shtëpisë, e pastaj të largohet.

Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!

Libri: “Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në Islam”

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit