Pyetja:
Nëse muslimani ka nevojë për kryerjen e nevojës fiziologjike, porse ai frikësohet se do ti ik namazi me xhemat, a duhet në këtë rast të mbajë nevojën për të arritur namazin me xhemat, apo duhet të kryejë nevojën edhe nëse i ik namazi me xhemat!?
Përgjigjja:
Po. Muslimani duhet të kryejë nevojën dhe pastaj merrë abdes edhe nëse në këtë rast ai nuk ka mundësi të falë namazin me xhemat.
Sepse kryerja e nevojës fiziologjike është arsye e pranuar në Sheriatin Islam, njëherit edhe Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- në lidhje me këtë ka thënë-
“Nuk ka namaz kur servohet ushqimi dhe as kur e mundojnë njeriun dy gjërat e këqija (nevoja e vogël dhe nevoja e madhe)”. Imam Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- me nr. 560.
Allahu është më i Dituri!.
Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani