22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Dinari, Kurti më “i prerë” se kurrë

Më të lexuarat

Beteja e pakthyeshme e Prishtinës me paranë serbe

Kryeministri Albin Kurti tha se nuk do të pranojë propozime lidhur me dinarin e që janë në kundërshtim me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai theksoi se rregullorja e re “nuk është ndëshkim, por është një përpjekje e radhës shumë serioze për të bërë formalizimin, legalizimin e transaksioneve financiare”.

Sa i takon çështjes së dialogut politik me Serbinë, ai thotë se ky proces ka ngecur te shkeljet që ia bën Serbia marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

“Nuk mund të kemi zbatim të marrëveshjes pa respektim të saj”, tha Kurti.

Duke folur për çështjen e tokave rreth Manastirit të Deçanit, ai thotë se ka përfunduar gjithçka dhe, sipas tij, Kosova e ka rastin unik që në pranverë të anëtarësohet në Këshillin e Evropës. /rel/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit